TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 50 vite burg 7 personazhe të njohur të botës së krimit, mes tyre të “fortin e Niklës” Durim Bami, nipin e Astrit Avdylajt, Aldo, si edhe ish-efektivi Altin Morina. Ata janë shpallur fajtorë për disa ngjarje kriminale të zbardhura në kuadër të dosjes “Revanshi” gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

Dënimin më të lartë e mori Durim Bami. SPAK kishte kërkuar 14 vite burg, por GJKKO e dënoi me 10 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. I forti i Niklës u shpall fajtor për tentativën për të vrarë ish-deputetin e PS, Arben Ndoka, si edhe për kultivim narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. GJKKO e ka shpallur të pafajshëm për akuzën që SPAK kishte ngritur ndaj tij, për tentativën për vrasjen e Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit.

Për Jozi Krajën dhe nipin e Astrit Avdylajt, Aldo, të akuzuar se donin të vrisnin Durim Bamin, SPAK kishte kërkuar nga 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. GJKKO i dënoi secilin me nga 4 vite e 8 muaj burg, duke i shpallur fajtorë për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për vrasje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Oltion Zefi u dënua me 10 vite burg, nga 13 vite e 4 muaj që kishte kërkuar SPAK me gjykim të shkurtuar. Ai u shpall fajtor për trafikim narkotikësh dhe organizim të grupit të strukturuar kriminal.

Edson Jozwik, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, u dënua me 8 vite burg, ndërsa SPAK kishte kërkuar 10 vite pas gjykimit të shkurtuar. Ai u shpall fajtor për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ish-polici Henerigert Mitri u dënua me 5 vite e 4 muaj burg me gjykim tw shkurtuar, nga 6 vite që kërkoi SPAK. Ai u shpall fajtor për kultivim narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

Ndërsa ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, nga 9 vite që kërkoi SPAK. Morina u shpall fajtor për kultivim narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe mbajtje pa leje të armëve, ndërsa çështja për mbajtjen e municioneve luftarake u pushua.

Jozi Kraja 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burg
Aldo Avdylaj (alias Elidon Avdyli)  7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burg
Oltion Zefi 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite burg
Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në    8 vite burg
Henerigert Mitri 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 5 vite e 4 muaj burg
Durim Bami 16 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite e 8 muaj burg
Altin Morina 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Ago: 15/09/2026 12:39

    Pupup njeri me fytyre fshatari se tjetri. Kjo eshte shqiperia e pas 90. Injorance dhe fshataresi qe vriten me nj-tj per gardh

    Përgjigju
  • EDI: 15/09/2026 12:07

    CA TURPI....HAJDE SHTET HAJDE I KORRUPTUAR DERI NE PALCE

    Përgjigju
  • Lezhjani: 15/09/2026 10:52

    Me keto denime i keni trembur kriminelat. 4 vjet burg per nje nder personat me te rrezikshem ne shqiperi

    Përgjigju
  • Deputeti: 15/09/2026 10:19

    Drejtesi leshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58

    Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?