GJKKO ka vendosur të hetohet për shpërdorim detyre Komisionin e Ankimit dhe Sanksioneve mbi kallëzimin e kandidatit demokrat Aulon Kalaja lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
Gjyqtarja Etleva Deda rrëzoi vendimin e prokurorit të SPAK Sotir Kllapi për mos fillimin e hetimeve. Në vendim Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK regjistrimin e procedimit penal dhe hetimin e 5 anëtarëve të KAS për shpërdorim detyre.
“Ndër të tjera, në vendim shquhen 3 momente. Qarku i Durrësit ka gjithësej 493 kuti. Unë kam qenë kandidati që kam kërkuar rinumërim për të parë votat e mia. Dhe KAS-i ka vendosur, ndryshe nga Tirana dhe nga Fieri, për Durrësin numërin të pjesshëm. Pra nga 493 kuti, vendosi që të hapë 290 kuti. Në 4 korrik kur shkuam të hapim kutitë hapi vetëm 150 kuti. Në 152 kuti rezultoi se rezultati ishte i falsifikuar”,- tha Kalaja.
Kalaja, i cili ishte kandidat i listës së hapur të PD në Durrës, nuk arriti që të siguronte një ulëse në Kuvend, ndërsa pas zgjedhjeve ai pretendoi se numëruesit dhe subjekte të tjera në garën e 11 majit kanë bashkëpunuar në formën e grupit kriminal duke i vjedhur votat.
Nga zgjedhjet e 11 majit, kandidati i opozitës ka depozituar disa kallëzime, njëri ndër to edhe ndaj KAS që duhet të kishte kryer rinumërimin e pjesshëm të 290 kutive.
Komente












Na çmene Aulono.Dihet qe ti kan vjedh te tutë.
Përgjigju