Gjoba bizneseve në Shkodër
shkon 9 numri i të arrestuarveVD/Çasti i arrestimit të Muhamet Licit
Tregtarë paguanin çdo muaj/Skema
Policia e Shkodrës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdojnë operacionin për arrestimin e anëtarëve të grupit kriminal të gjobëvënieve në Shkodër.
Policia e Shkodrës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdojnë operacionin për arrestimin e anëtarëve të grupit kriminal
të gjobëvënieve në Shkodër.
Ka shkuar në 9-të numri i të ndaluarve ku të arrestuarit së fundmi janë Ibrahim Lici 24 vjeç dhe i mituri H.L 16 vjeç.
Sipas hetimeve këta dy persona ishin pjesë e grupit kriminal drejtuar nga Muhamet Lici i në emër të të cilit paraqiteshin tek tregtarët për të marrë taksën mujore të paligjshme ndaj bizneseve.
Të arrestuarit e operacionit “Ilegall Bill” tashmë janë sjellë në Tiranë dhe të hënë do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t'u njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Lici së bashku me grupin e tij ka mohuar akuzat para policisë.
Por për Prokurorinë krimet e tyre janë të provuara me një sërë provash, nga blloku i shënimeve me emrat e tregtarëve dhe pagesat e tyre dhe deri tek pamjet filmike dhe përgjimet e telefonatave me pjesëtarët e grupit ku kërcënoheshin tregtarët.
Sot u arrestuan:1. Ibrahim Lici, 24 vjeç, banues ne lagjen Guerile, Shkodër.
2. H. L, 16 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër.
Operacioni i RENEA-s dje, u arrestuan:1. Muhamet Mustafa Lici, i vitlindjes 1992, lindur dhe banues në Lagjen “Guerrile” Shkodër , i dënuar më parë me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak ”, parashikuar nga neni 278/2/5 të K. Penal.
2. Abedin Eljaz Bajraktari, i vitlindjes 1990, lindur dhe banues në lagjen “Guerrile” Shkodër , në gjendje gjyqësore “i dënuar”.
3. Denis Zaim Skutina, i vitlindjes 1993 , në Shkodër dhe banues në Lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.
4. Shtetasi G.S, i vitlindjes 2000, lindur dhe banues në Lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.
5. Besmir Merzuk Domnori, i vitlindjes 1993, lindur dhe banues në Lagjen “Qemal Stafa” Shkodër.
6. Gëzim Ragip Vajushi, i vitlindjes 1960, i lindur e banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, i dënuar.
7. Fatmir Vehbi Dibra, i vitlindjes 1964, lindur dhe banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkoder.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ibrahim Lici u arrestua në Turqi për vrasjen e Endri Mustafës, babai i 31-vjeçarit: Kam prova që djali ka qenë në Tiranë kur ndodhi vrasja
20 Shkurt, 11:41
-
VIDEO/Ibrahim Lici në kërkim, paraqitet në SPAK i ati Mustafa Lici
24 Janar, 10:41
-
Sfidoi OFL-në dhe refuzoi të deklarojë pasurinë, pse u detyrua Lulzim Basha të heqë nga koalicioni Mustafa Licin?
26 Shkurt 2021, 16:09
-
Negociatat e vështira të Bashës për koalicionin me 12 aleatët që zgjatën deri në mesnatë! Nga firma e Sali Shehut dhe e Ndokës, te dorëheqja e Bamir Topit
25 Shkurt 2021, 15:05
-
Paradoksi/ ‘Armiqtë’ që do bashkëjetojnë në koalicionin e PD-së, Topi-Berisha, Dule-Idrizi, republikanë dhe monarkë, krimi dhe dekriminalizimi
25 Shkurt 2021, 08:38
-
Basha nënshkruan koalicionin me ish partinë e Mark Frrokut, i gëlltiti akuzat për inkriminim në politikë?!
24 Shkurt 2021, 21:03
-
Pjesë e koalicionit të Bashës, kush është Mustafa Lici që dikur i drejtonte gishtin Voltana Ademit! I pari që sfidoi OFL-në, refuzoi të deklarojë pasurinë e të birit (VIDEO)
24 Shkurt 2021, 17:17
-
Publikohet dokumenti i marrëveshjes, zbardhen partitë në koalicion me Bashën! Udhëheq PD, dorëzohet në KQZ nga Kaso
24 Shkurt 2021, 16:14
-
Rasti i dytë, i dënuari për moskallëzim krimi për vrasjen e Kasmit refuzon OFL-në: Nuk jam subjekt i aktit normativ
27 Qershor 2020, 11:05
-
Drogë e prostitucion, OFL u kërkon llogari për pasurinë 3 'të fortëve' në Tiranë! (PASURIA e Qordjes që ndërroi mbiemrin)
14 Maj 2020, 08:55
-
I pari që sfidon OFL-në/ Babai i Ibrahim Licit: Djali im s'ka pse të deklarojë pasurinë, s'është subjekt i ligjit
13 Maj 2020, 20:34
-
Ekskluzive/ OFL-ja u çoi formularin, zbardhet pasuria e vëllezërve Cafi në Shkodër, firmë peshku, njësi tregtare, hotel e restorante (VIDEO)
13 Maj 2020, 14:43