Gjoba nga UEFA dhe mbyllja e stadiumit 'me kusht', FSHF apel: Lojtari i 12-të na dërgon në Gjermani

Gjoba nga UEFA dhe mbyllja e stadiumit 'me kusht', FSHF apel: Lojtari i 12-të na dërgon në Gjermani

Berat Gjimshiti në ndeshjen e Kombëtares


Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s ka dënuar me 44 mijë euro gjobë FSHF-në dhe ka vendosur në "shërbim prove" tifozët e Shqipërisë. Duke nisur nga ndeshja kundër Çekisë, në 12 tetor në Air Albania, UEFA do monitorojë sjelljen e tifozëve kuqezi për dy vite dhe në rast të përsëritjes së akteve të ndryshme, do mbyllë dy sektorë në stadiumin e Kombëtares.

"Federata Shqiptare e Futbollit është njohur pak minuta më parë me vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA që ka vendosur të gjobisë FSHF-në me 44 mijë euro për hedhjen e fishekzjarreve në fushën e lojës, hedhjen e sendeve të forta, bllokimin e rrugëve të kalimit në sektorë të caktuar të stadiumit dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit në tribunat veriore dhe jugore.

Mbyllja e këtyre tribunave është me kushtin që në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi të mos ketë asnjë ndezje fishekzjarri në stadium. Vendimi për mbylljen e stadiumit është pezulluar për një periudhë prove, duke filluar nga ndeshja e radhës në shtëpi me Republikën Çeke", njofton FSHF.

Për këtë, FSHF iu bën thirrje tifozëve që të jenë të kujdesshëm në tribuna.

"Mbyllja e stadiumit do të ishte e dëmshme për ekipin tonë Kombëtar në këto momente ku objektivi i synuar kërkon të ketë pranë dhe lojtarin e 12-të.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’u bëjë thirrje të gjithë tifozëve që mbështesin pa kushte Kombëtaren të jenë korrekt me sjelljen e tyre në stadium, të mos përdorin mjete piroteknike të cilat do të dënojnë skuadrën dhe tifozët në ndeshjet e ardhshme që janë vendimtare për fatin tonë drejt “Gjermani 2024'", thuhet në apelin e FSHF-së.


Lajmi kryesor:

Flakadanët dhe 'sjellja e pahijshme' e Kombëtares, UEFA dënon me 44 mijë euro FSHF-në! Paralajmërim për mbylljen e stadiumit 'Air Albania'


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Kamza dhe Tirana do të lidhen me disa ura të reja, do të jetë aksi më i madh ekonomik

Veliaj: Kamza dhe Tirana do të lidhen me disa ura të reja, do të jetë aksi më i madh ekonomik