TIRANË - Inspektori Besmir Karaj kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës bashkinë e kryeqytetit ku ai punon si efekti i policisë Bashkiake. Kjo pasi Karaj pretendon se firma e tij vendosur në gjobën që Bashkia i vendosi Partisë Demokratike për dëmet e protestës, është e falsifikuar.
Ai u paraqit këtë të enjte në organinin e akuzës ku në një prononcim për mediat pas kallëzimit tha se ai nuk ka qenë në turn kur është firmosur gjoba.
"Isha për të depozituar një kallëzim penal kundrejt Bashkisë së Tiranës sepse kanë bërë një falsifikim në emrin tim. Nuk kam qenë në shërbim në atë moment që është vendosur gjoba dhe nuk e kuptoj se si mund të bëhet një gjë e tillë domethënë një padrejtësi të falsifikohet firma, shkrimi gjithçka tjetër ndaj një punonjësi të policisë bashkiake. Kam dorëzuar bllokun tim të gjoba dhe rreth orës 7 në rrjetin social Facebook kam parë emrin tim aty, Besmir Karaj merr gjobë kundrejt Partisë Demokratike", u shpreh ai.
Pas përfundimit të protestës më 8 dhjetor Bashkia e Tiranës njoftoi gjobitjen e Partisë Demokratike me 163 milion lekë gjobë për dëmet e shkaktuara, gjobë e cila mban firmën e punonjësit të policisë bashkiake Besmir Karaj.
Me kallëzimin e bërë në prokurori Karaj i cili njëherazi është dhe djali i kreut të Partisë Demokratike të Fushë Krujës kërkon të zbardhet arsye se përse u falsifikua firma e tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO