KORÇE- I ofroi 500 lekë policit të Rrugores për të shmangur gjobën për mosvendosjen e rripit të sigurimit, por është arrestuar.
Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, vunë në pranga 48-vjeçarin Masar Braha, banues në Prizren-Prishtinë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip "Iveko" me targa 04934DT, në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, pranë fshatit Cangonj, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore një shumë prej 500 lekë, për të shmangur masën administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com