Ndal nga koronavirusi! Gjobat dhe frika 'kyçin' qytetarët, në Tiranë dhe Fushë Krujë asnjë në rrugë

Dita e dytë e ndalimit të lëvizjes në këmbë pas orës 18:00 për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin ka sjellë më shumë ndërgjegjësim, nisur edhe nga gjobat që parashikohen në Aktin Normativ.

Në Tiranë në rrugë vërehet tek tuk ndonjë person në rrugë, ndërsa të tjerët janë të gjithë brenda në shtëpi. Report Tv bëri një vëzhgim edhe në Fushë Krujë ku rrugët janë të gjitha bosh.

Nëse lëviz në këmbë pas orës 18:00, 10 mijë lekë gjobë dhe nëse del nga liqeni 20 mijë dhe bllokim automjeti për 3 muaj nëse disponon një të tillë (Masat). 

Masa drastike për shkak të koronavirusit erdhi pas bllokimit të qarkullimit të automjeteve në të gjithë Shqipërinë, ku lejohet lëvizja vetëm në dy orare për ata që shkojnë në punë, në mëngjes deri në 08:00 dhe pasdite 16:00-17:00.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Zbatohet urdhri! Asnjë njeri në rrugë pas orës 18:00! Policia publikon videon

Vendimi për vendosje të gjobave për daljet e qytetareve pas orës 18:00 duket se kanë dhënë efektin e tyre. Gjatë patrullimit të policisë në qarqet kryesore të vendit duket të gjitha rrugët bosh, të shkreta dhe pa jetë.

Qytetarët ndodhet të mbyllur në shtëpia e tyre, ndërsa asnjë lloj lëvizjeve, përveçse patrullave të policisë nuk duket në rrugët e vendit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ida: 18/03/2020 05:53

    Paradite eshte plot, kue dola nga puna per te shkuar ne shtepi me vinte per te qare nga frika. Nje pafundesi njerzish qe rrinin kot. Xhiro kot. Ne jemi popull o cmendur qe meriton te vdese

    Përgjigju
  • vezhguesi: 17/03/2020 22:05

    Arsye tjeter eshte se edhe para nuk kane njerezit teper neper xhepa per te ndenjur ne kafe paradite e mbasdite...mendoj se endja e njerezve kotesisht nga kafja ne kafe orar pa orar eshte e demshme per tiranen,, xhepat,,plus trafikun qe bejne,,ndotjen ne tirane…..shikoni si ka ndryshuar ajri ne tirane keto dite,,,eshte nje mrekulli,,,makinat paskan qene ndotesi kryesor ne tirane,,,a ka mundesi per te ulur viruset e mikrobet ne tirane te behet qe makinat te kene te drejte TE QARKULLOJNE VETEM TRE DITE NE JAVE TE HENEN,TE ENJTEN DHE TE SHTUNEN,,,DITET E TJERA TE QARKULLOHET VETEM ME AUTOBUZE E BICIKLETA....KURSE RRUGET NE BLLOK ,,DHE BULEVARDIN DESHMORET E KOMBIT TE BEHEN KOMPLET PEDONALE,,...KURSE NE TRE RRUGET QE E PRESIN VERTIKAL KETE BULEVARD TEK URA DHE PAK ME LART TEK MINISTRIA E MBROJTJES ,TE BEHEN TRE TUNELE PER MAKINAT QE TE MOS HYJNE NE BULEVARD FARE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë