Ditën e sotme ishte parashikuar që të viheshin në zbatim sanksionet e kodit rrugor për mos vendosjen e rripit të sigurimit, por afati i zbatimit të gjobave është shtyrë edhe për 5 ditë të tjera.
 
Rregulli i ri, detyron të gjithë pasagjerët në mjete që të vendosin rripin e sigurimit në të kundërt ata do të gjobiten nga 5 deri në 15 mijë lekë.

Penalitete më të rënda do të ketë në rastet kur drejtuesit nuk do të përdorin sistemet fiksuese për fëmijët.

Pasagjerët në mjetet e transportit publik që lëvizin në zonat urbane përjashtohen nga vendosja e detyrueshme e rripit të sigurimit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com