Gjoba 5 mln lekë e Braimllarit, Kryemadhi: Kot e kanë mua s'më ndalin as plumbat, jo më gjobat

Gjobat për thyerjen e masave antiCOVID duket se nuk janë aspak problem për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila deklaron hapur se ajo do të vijojë takimet derë më derë me qytetarët dhe se nuk ndalet as nga plumbi dhe jo më nga policia që e cilëson të Ramës. Kryemadhi theksoi se policia nuk paguhet nga taksat për të gjurmuar të rinjtë e LSI-së që janë të angazhuar për të komunikuar me qytetarët, Kryemadhi ka shkuar deri atje sa deklaron se edhe Enver Hoxha të ngrihet nga varri ajo nuk do të ndalojë së takuari njerëzit dhe se gjobat nuk e trembin.

“Sot u njohëm dhe më një vendim të një drejtori policie Fred Mara që i duket vetja se është politikan i madh se mund ta mbajë njëherë me PS e njëherë me PD mirë në Korçë. Më duket j vetëm absurde por dhe guxim i madh. Shumë mirë që ia ka vendos gjobën Endrit Braimllarit se nëse bënte 500 takime në ditë tani do bëjë 1500 takime në ditë, nuk do kthehet që ta shikojë më vajzën e vetë në Tiranë që e ka 1 vjeçe, por përkundrazi do rrijë atje mëngjes, drekë, darkë dhe nuk ka për të pushuar asnjë sekondë, jo vetëm Endriti por të gjithë të rinjtë dhe të rejat që janë jo vetëm në Korçë por në të gjithë Shqipërinë. Nuk do të na ndalojnë dot. I them Ramës dhe kujtdo tjetër, askush nuk ikën nga kjo botë pa dhënë llogari. Mua nuk më ndalin as plumbat dhe sikur Rama t'i përdorë. Policia nuk paguhet nga taksat për të gjurmuar të rinjtë e LSI-së. Edhe Enver Hoxha të ngrihet nga varri unë nuk tërhiqem, LSI forcë e parë, forcë e paparë”, tha Kryemadhi

Kujtojmë se ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari u gjobit ditën e sotme nga policia me 5 mln lekë që pasi ka zhvilluar një mbledhje elektorale në shkelje të masave anti-COVID në Maliq. Braimllari tha për Report TV se gjoba është politike, e urdhëruar nga Rama për të ndalur rritjen e LSI dhe për të frikësuar njerëzit. Sipas tij në takim nuk janë shkelur masat anti-COVID, ndërsa shtoi se është respektuar distanca.

Kujtojmë se edhe dje është krijuar një situatë e pakëndshme nga kryetarja e LSI-së e cila është shfaqur pa maskë në Elbasan, teksa po zhvillonte takimin me një grup qytetarësh, në një ambient të mbyllur, ndërkohë që efektivët e policisë kanë shkuar për ta gjobitur. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:18
Kryemadhi në panik thirrje LSI: Sulmet në Whatsapp i bën Rama për të lexuar mesazhet tona, përdorni tjetër aplikacion

Monika Kryemadhi ka habitur me deklaratat e saj në mbyllje të një takimi që zhvilloi me banorët në Kavajë. Ajo i ka kërkuar anëtarëve të LSI-së që të mos përdorim në Whatsapp-in pasi ka dyshimet se Rama po i sulmon që të lexojë mesazhet e tyre dhe lëvizjet që bën LSI-ja. Kryemadhi ka kërkuar që ato të përdorin një tjetër aplikacion për komunikim që të jenë të mbrojtur dhe këtë gjë do ua kërkojë edhe atyre që janë përgjegjës në qendrat e votimit.

Këto deklarata ajo i ka mbështetur në sulmet e fundit që janë bërë në Whatsapp, që në fakt lidhej me disa ‘hacker’ rusë.

“Në fakt shumë vetë më thotë pse nuk kthen përgjigje për anëtarët e larguar të LSI, i them që do e ketë përgjigjen 10 ditëshin e fundit të zgjedhjeve, për anëtarët e PS, jo të LSI se anëtarët e LSI janë të gjithë  në krye të detyrës, shtëpi më shtëpi, derë më derë, socialistë më socialistë dhe kjo është ajo që e acaron. Në fakt i bëj thirrje të gjithë anëtarëve të LSI të mos përdorin më Whatsappin por të përdorin një aplikacion tjetër të cilin do iu dërgojmë të gjithëve atyre që janë përgjegjës në qendrat e votimit, sepse ai mund të mendojë që duke bërë gjëra të tilla mund të gjejë çdo lëvizje të LSI. Po ja them nga TV që mos të lodhet duke vënë njerëz të përgjojnë dhe të na lexojnë mesazhet tona që s’ka për të na kuptuar kurrë mesazhet, ashtu siç nuk ka kuptuar kurrë ku i kanë dalë votat Monika Kryemadhit si në 2013 ashtu edhe në 2017”, tha Kryemadhi.

Sulmet kibernetike të ndodhura ditët e fundit në vendin tonë përmes platformës së Whatsapp ku sipas departamentit të krimit kibernetik në polici kanë arritur në përfundimin se janë 'hacker-a' rus. Ata kanë mundësi të futen vetëm në programin Whatsapp dhe të marrin të dhëna të ndryshme nga kjo platformë. Ky fenomen ka prekur shumë qytetarë në vendin tonë, ku shënjestra e tyre e preferuar janë redaksitë e mediave.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 12/02/2021 06:42

    Nese ju nuk i botoni mesazhet kote qe kerkoni tju bejne komente

    Përgjigju
  • Like: 12/02/2021 06:17

    Ti ENVER HOXHES as te thembra nuk i vjen moj injorante, moj lavire. Mendon se duke permendur emrin e ENVER HOXHES do te fitosh votat e popullit. Po ENVER HOXHA nuk e vodhi Shqiperine si ti dhe likja. Dhe po te ngrihej ENVER HOXHA besoj se ti nuk do te gjeje vrime ku te futeshe moj surrat kal. Shoresoj te mos jete e larget kjo dite per te gjithe dhe Shqiperia te behet vertet e shqipetareve qe punojne. Ju lutem botojeni mesazhet qe bejne nerezit qe ta kuptojne mire keta pseudo politikan injorante se sa i do populli

    Përgjigju
  • Like: 12/02/2021 06:01

    Aq shume keni vjedhur ju sa nuk ju vjen keq per gjobat qe paguani. Ti dhe te tjeter si soj tend e keni teper dhe burgun. Ti dhe te gjithe qe kan vjedhur e shkaterruar Shqiperine duhet te terhiqeni zvarre te gjalle ne mes te bulevardit. Mbase do te vij se shpejti kjo dite dhe Shqiperia te jete e shqipetareve

    Përgjigju
  • Xha temja: 11/02/2021 19:32

    Ke marre fund o hatixhe po nuk e kupton

    Përgjigju
  • raul: 11/02/2021 19:09

    Sekti naziskin i lristave te haremit te Jales ne mjerim te madh.leshelija per skrap, gjithe populli kunder kesaj bande hajdutesh dhe te lristave te degjeneruar dhe te hardallosur. Doktoresha per skrap bashke me Epshurr Edhjet barkderr brahimkarin

    Përgjigju
  • Taipi: 11/02/2021 18:56

    Ike moj budallaqe..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën