Bëhet fjalë për Muhamed Licin, djali i kryetarit të Partisë Alternativa Liberale, Mustafa Lici.
Ky i fundit është aleat i Partisë Demokratike dhe kreut të saj Lulzim Basha, siç e dëshmon edhe kjo foto.
(Në rreth të kuq, Mustafa Lici, aleat i Lulzim Bashës)
Madje jo vetëm kaq, por Lici është prej 12 vitesh anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës, ku partia që ai drejton ka arritur të ketë këshilltarë në bashkinë e qytetit verior.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Mustafa Lici, rezulton të jetë dënuar në 2007 për plagosje me dashje, ndërsa është ndaluar nga policia 4-5 herë nga viti 1990-2016.
Duket se krimi me pushtet për të cilin flet Basha janë aleatët e tij dhe qëndrojnë me të në çadrën e protestës, nën kauzën e zgjedhjeve të lira. Kjo është një tjetër dëshmi që çadra është aty për të mos lejuar vettingun i cili do dënonte kriminelët që mbajnë poste publike, e këtë rast janë edhe aleatë të Bashës dhe PD-së.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com