Kërcënuan me jetën e djalit biznesmenin në Lezhë duke e gjobitur me 25 mijë euro, Krimet e Rënda lënë në burg dy të arrestuarit Mark Çupi e Dode Gjoka të njohur si persona me precedent penal.
Dy të arrestuarit kanë heshtur para gjykatës ndërsa prokuroria ka përdorur si provë ndaj tyre paratë e shënuara me numër serie më parë nga policia dhe telefonin me të cilën ata kërcënonin biznesmenin.
Çupi dhe Gjoka u prangosën nga Policia e Shtetit të dielën në kushtet e flagrancës pak çaste pasi kishin marrë qesen me para.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com