Kryebashkiaku Veliaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative ku sot vendosi që Partia Demokratike duhet të paguajë 20 mijë lekë të reja për ndotje të mjedisit në protestën e 8 Dhjetorit të vitit 2015. 

Ai është shprehur se drejtësia vonon, por fitoi Tirana. Kryebashkiaku ka shtuar gjithashtu se si edhe për këndin e lojrave te Liqeni, triumfoi puna e jo dhuna. 

Deklarata e kryebashkiakut Veliaj: 

''Drejtësia vonon, por fitoi Tirana! Qyteti është i të gjithëve, vandalizimi nuk duhet toleruar! Ashtu si për këndin e lodrave të Liqeni, triumfoi puna e jo dhuna!”'' ka deklaruar Veliaj për mediat.

Bashkia e Tiranës gjithashtu do të apelojë edhe pikat e tjera të gjobës, duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore, derisa Partia Demokratike t’u paguajë qytetarëve çdo qindarkë për shkatërrimin dhe vandalizimin që i bënë qytetit të Tiranës në të njëjtën protestë.

Partia Demokratike është e detyruar të paguaje 20 mijë lekë të reja pasi ka ndotur mjedisin me një protestë që zhvilloi më 8 Dhjetor të vitit 2015.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com