Gjobvënësi duhet të ishte në qeli
deri në 2021, vendimi që e liroi

Gjobvënësi duhet të ishte në qeli<br />deri në 2021, vendimi që e liroi
TIRANE-Mos ndëshkimi i personave me precedent penale e të rrezikshëm për shoqërinë vazhdon të prodhojë skandale në drejtësinë shqiptare e si pasojë ngjarje të rënda në shoqëri.
 
Muhamet Lici i arrestuar tre ditë më parë si kreu i një grupi kriminal që gjobiste tregtarët e Shkodrës duhet të ishte në burg prej vitit 2014 pasi Policia e Shtetit e ka arrestuar atë për armëmbajtie pa leje.

Arrestimi i Licit është bërë më 27 gusht 2014 ora 16:50 nga policia e Tiranës në rrugën “Dritan Hoxha’. Por ky arrestim dhe pse i gjetur i ligjshëm nga prokuroria është zbehur nga vendimi i gjykatës e cila e ka lënë atë të lirë.

E teksa Lici u prangos duke drekuar në restorant, për prokurorinë ai duhet të ishte në burg të paktën deri në vitin 2021 pasi në vitin 2014 u kap me armë dhe ndaj tij u kërkua 7 vite burg.

ReportTv ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatës ku tre gjyqtarët Artan Gjermeni, Sokol Tona dhe Arben Micko kanë firmosur që më 29 dhjetor 2014 ta lënë atë të lirë me detyrimin që prej dy vitesh të mbaj kontakte me shërbimin e provës.

Por si u arrit ky vendim?
Siç dhe shihni në faksimilen e siguruar nga ReportTv prokuroria e përfaqësuar nga Prokurorja Anila Papa ka kërkuar dënimin e Licit me 7 vite burgim për armëbajtie pa leje siç dhe parashikonte Kodi Penal në vitin 2014.
Por gjykata dhe pse e gjen me vend dënimin e kërkuar me burg nga prokuroria ndërron mëndje për të dhënë një dënim me burg çka më e pakta do të izolonte Licin nga aktiviteti kriminal për të cilin ai hetohet sot, vendos që ta lërë atë të lirë.

Ajo çka hedh hije dyshimi mbi këtë vendim është argument gjykatës e cila shprehet se është dakord me burgimin e kërkuar nga prokuroria por duhet të marrë parasysh dhe rehabilitimin dhe edukimin e të ndaluarit.

E në fakt ajo çfarë rezultoi nga ky vendim që i dha lirinë Muhamet Licit është fakti se ai sot akuzohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që u zbulua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia e Shkodrës.

Në këtë vendim thuhet e zeza mbi të bardhë se Lici përfundimisht dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënim i cili i konvertohet me 2 vite shërbim prove.

Në këtë periudhë Lici nuk duhet të kryejë më vepra penale, nuk duhet të shoqërohej me persona të dënuar.

muhamed lici
Muhamed Lici

Një ditë më parë në operacion e koduar “Ilegall Bill” taksa ilegale policia e shtetit dhe Forcat RENEA mundën të prangosnin Muhamet Licin dhe bashkëpunëtorët e tij.
 
Mes të arrestuarve janë Muhamet Mustafa Lici, Abedin Eljaz Bajraktari, Denis Zaim Skutina, Shtetasi G.S, Besmir Merzuk Domnori, Gëzim Ragip Vajushi, Fatmir Vehbi Dibra, Ibrahim Lici, H. L, 16 vjeç.
 
Të nëntë këta të arrestuarit pritet të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihen me akuzën e grupit të strukturuar kriminal, armbajtës pa leje dhe shantazhit për zhvatjen e pasurisë.



gjyqtaret
(Trupa e gjyqtarëve që dhanë vendimin për Muhamed Licin)


  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim