Vec përgjimeve dhe pamjeve filmike teksa gjobëvënësit merrnin paratë nga tregtarët, hetuesit kanë arritur të sigurojnë dhe dëshminë e Fatmir Dibrës një prej të arrestuarve si pjesë e këtij grupi.
Dibra ka pranuar të bashkëpunoj me drejtësinë duke treguar detaje se si ata operacionin dhe si Lici kishte ndarë detyrat në grup.
"Për këdo që nuk na jepte paratë ka treguar Dibra, ne hakmerreshim duke i djeguar dyqanin apo kërcënuar me jetë e deri në dhunë fizike".
Dy javë më parë forcat Renea arrestuan nën operacionin e koduar “Ilegal bill” shtetasit Muhamet Mustafa Lici, Abedin Eljaz Bajraktari, Denis Zaim Skutina, Shtetasi G.S, Besmir Merzuk Domnori, Gëzim Ragip Vajushi, Fatmir Vehbi Dibra, Ibrahim Lici, H. L, 16 vjeç.
(d.b/Shqiptarja.com)