Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave

Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave

Etilda Gjonaj

Në ambientet e Kuvendit u zhvillua sot tryeza e hapur me temë “Dhuna me bazë gjinore në hapësirën digjitale”, një iniciativë e znj. Etilda Gjonaj, Reportere e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në bashkëpunim me Aleancën e Grave Deputete, UN Women Albania dhe NDI Albania.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte prezantimi i gjetjeve për paketen ligjore per dhunen psikologjike dhe online ndaj grave me te gjithe aktoret e shoqerise civile, sistemin e drejtesise, gazetare, perfaqesues te organizatave nderkombetare dhe aktiviste!

Aktiviteti u mbështet nga Ambasada e Suedisë dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Në këtë takim morën pjesë Zv. Kryeministrja e Shqipërisë, znj. Belinda Balluku; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manastirliu; Drejtuesja e Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri, znj. Giulia Re; Ambasadorja e Zvicrës, znj. Ruth Huber; si dhe z. Erik Illes, Zëvendës Shef i Misionit dhe Shef i Bashkëpunimit për Zhvillim, Ambasada e Suedisë në Shqipëri.

Diskutimi i tyre theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional, ndërkombëtar dhe në çdo segment të shoqërisë për adresimin e sfidave të dhunës digjitale.

Në fjalën e saj të hapjes, Etilda Gjonaj, theksoi rëndësinë e krijimit të një “zinxhiri rezistence” për të siguruar një hapësirë digjitale të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.

“Në epokën digjitale, janë shfaqur forma të reja dhune ndaj grave, si ngacmimi online, gjuha e urrejtjes, komentet seksiste dhe kërcënimet, të cilat janë po aq të dëmshme dhe serioze sa dhuna fizike,” deklaroi znj. Gjonaj.

Paketa ligjore do te depozitohet brenda muajit dhjetor ne kuvend si produkt i gjithë aleancës së grave deputete të Kuvendit të Shqipërisë!

Gjatë fjalës së saj, Gjonaj nënvizoi rëndësinë e identifikimit të boshllëqeve në legjislacion dhe nevojën për forcimin e zbatimit të tij, si dhe ndjekjen e modeleve ndërkombëtare si Direktiva e Bashkimit Europian apo Konventa e Stambollit si udhërrëfyes për hapat e ardhshëm.

Në nisma të tilla duhet të jemi bashkë të gjithë aktoret politike pavarësisht përkatësisë!

Diskutimet dhe rekomandimet e nxjerra nga ky takim do te jene pjese  e një iniciative ligjore qe do te paraqitet në Kuvend!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës