Gjonaj në Samitin europian të Ballkanit Perëndimor: Të vendosur për të thelluar reformat me mbështetjen e BE

Gjonaj në Samitin europian të Ballkanit Perëndimor: Të vendosur për të thelluar reformat me mbështetjen e BE

Gjonaj në takimin me Christian Danielsson

Qeveria Shqiptare është e vendosur për të vijuar në rrugën e reformave të ndërmarra në funksion të forcimit të shtetit ligjor dhe mbështetja e BE përmes çeljes së negociatave do të ndihmojë për t’i çuar ato përpara. Ky ka qenë qëndrimi i shprehur nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në Samitin Evropian të Ballkanit Perëndimor 2018 mbi “Zgjerimin, Integrimin dhe sfidat e ndryshimeve”.

Samiti, i mbajtur në Bruksel, është organizuar nga “Friends of Europe” në bashkëpunim me Progamin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komisioni Evropian, për të diskutuar mbi sfidat, idetë dhe shqetësimet e vendeve të rajonit në kuadër të procesit të integrimit europian. Reforma në Drejtësi që Shqipëria është duke zbatuar, ka marrë vlerësime pozitive gjatë samitit duke u konsideruar si një model i suksesshëm edhe për vendet e tjera të rajonit.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson u shpreh se ka shumë sfida në Ballkan por ka edhe ndryshime dhe transformime. Sipas tij një shembull i mirë për tu përmendur është Shqipëria me reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit. Duke marrë fjalën në samit, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka theksuar se Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha për të forcuar sundimin e ligjit përmes reformave të thella. 

“Reforma në Drejtësi po jep rezultate të prekshme për qytetarët, ku Vetingu po mundëson pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. 31 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar, 35 të tjerë të konfirmuar në detyrë dhe 15 që kanë dhënë dorëheqjen për të mos iu nënshtruar Vetingut, janë tashmë dëshmia më e mirë se zbatimi i reformës në drejtësi po jep rezultate konkrete”, është shprehur Gjonaj.

Ministrja shqiptare duke falenderuar partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin e deritanishëm ka theksuar se mbështetja politike e Bashkimit Europian është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e Reformave në Shqipëri.

“Me këtë mbështetje reformat do të ecin më shpejt dhe kjo është arsyeja që është shumë e rëndesishme të fillohet me hapjen e negocitave në vijim dhe të kemi këtë vendim pozitiv nga Këshilli. Shqipëria tashmë ka filluar punën teknike për procesin e screening për dy kapitujt 23-24”, ka thënë ministrja Gjonaj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale