Gjonaj paralajmëron reformë në fushën e birësimeve dhe në Kodin e Familjes

Gjonaj paralajmëron reformë në fushën e birësimeve dhe  në Kodin e Familjes

1570614435_gjonaj.jpg

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëroi sot në Kuvend një reformë të thellë në fushën e birësimit të fëmijëve dhe ndryshime në Kodin e familjes.

"Dua t’ju bëj me dije se jemi angazhuar për të filluar një reformë të thellë në fushën e birësimit dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, duke studiuar dhe planifikuar ndryshimet e nevojshme në Kodin e Familjes lidhur me kujdestarinë, procedurat e birësimit dhe duke u bazuar në rekomandimet e organizatave vendase apo ndërkombëtare që kanë në fokus të veprimtarisë së tyre mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si edhe në përputhje me konventat ndërkombëtare të aderuara tashmë nga vendi ynë.

Nevoja për përditësim të legjislacionit në fushën e familjes, diktohet edhe nga fakti se prej miratimit të Kodit të Familjes dhe deri më sot, Shqipëria ka ratifikuar një sërë konventash në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe praktika e përditshme ka nxjerrë në pah problematika që nuk adresohen në respekt të parimit “të interesit më të lartë të fëmijës” dhe që e bëjnë të domosdoshme përmirësimet në Kodin e Familjes.

Më lejoni të ndaj me ju disa shifra të këtyre historive të suksesit ku në harkun kohor 2018-2019, janë nëntë raste birësimi ndërvendase, nga të cilat katër fëmijë kanë pasur problematika shëndëtësore. Për këta të fundit, ka nisur një trajtim mjekësor i kujdesshëm ku po monitorohet së afërmi çdo ecuri e tyre. Nga ana tjetër, janë kryer rregullisht të gjitha procedurat e birësimit vendas, duke arritur që vetëm për periudhën janar – dhjetor 2018 të kryhen në total 30 birësime, ku nga të cilat njëzet e tre janë birësime nga insitucioni dhe shtatë birësime me pëlqim nga brenda familjes", u shpreh Gjonaj.


Lajmi kryesor:

Rama sulmon prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar: 'Kap çfarë kap' (KÇK) grupi më i madh kriminal, gati ligji special


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël