Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kishte një mesazh për magjistratët që u diplomuan sot. "Ju keni një mision shumë të vështirë, por jo të pamundur, rikthimin e besimit të publikut te drejtësia. Ju keni në dorë shpatën, për të ndarë drejtësinë nga padrejtësia, dhe çekiçin për t’i dhënë të drejtën atij që i takon. Jam besimplotë se ju do dini të tregoni vlerat tuaja të vërteta, duke i dhënë një perspektivë evropiane drejtësisë sonë
Ky vit ka një risi, kjo ceremoni zhvillohet në shtëpinë tuaj të re, që me mbështetjen e qeverisë u bë e mundur shumë shpejt për të pasur salla akademike të denja, që do ndikojnë në formimin tuaj. Shkollimi i magjistratëve në këtë godinë do ketë ndikimin e vet. Po futeni në një sistem drejtësie, që jep më shumë pavarësi dhe një status dinjitoz.
Reforma e bën rrugëtimin tuaj profesional, që do varet nga kompetenca dhe cilësia e dhënies së vendimit dhe jo më nga lidhjet me pushtetin. Sistemi i ri i drejtësisë i jep vend të veçantë integritetit dhe etikës së magjistratit, që për herë të parë është një etikë kushtetuese. Formimi akademik është një aspekt shumë i rëndësishëm.
Integriteti i magjistratit është ai që do bëjë ndryshimin rrënjësor, në pasjen e një sistemi të pakorruptuar, të paanshëm. Duhet të punojmë të gjithë që ky element të jetë i ngulitur në mendjen e çdo magjistrati. Ju do shërbeni në një sistem të ri, që do iu garantojë mbështetje institucionale dhe mundësi më të mirë financiare, duke u bazuar vetëm tek aftësitë profesionale. Ju gjithashtu mund të shfrytëzoni më mirë këtë pushtet që iu është dhënë. Ju keni fatin historik që të bëni që drejtësia në Shqipëri të përjetojë një kthesë të madhe" tha ajo.
Lajmi kryesor:
SHBA: Reforma në Drejtësi një revolucion i qetë me konsensus politik! Apel gjyqtarëve të rinj: Mbani sytë hapur ndaj korrupsionit (VIDEO)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.9%
-
Frikë se humbin
42.1%
-
Arsye të tjera
8%
Vota total: 1884
Lajme të tjera
-
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi jep ‘ok’ për kandidimin e Arta Markut dhe Gent Ibrahimit për në ‘Kushtetuese'
11 Gusht 2022, 15:50
-
KLP fut në sistem 22 prokurorë që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës
12 Korrik 2022, 17:38
-
Mbyllën dosjet pa hetime, ja 5 prokurorët që u dërguan për riedukim në Shkollën e Magjistraturës, vendimi i fundit për Gjergji Takon
9 Korrik 2022, 18:11
-
Emrat/ Fëmijët e gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu pranohen në Shkollën e Magjistraturës për t’u bërë prokurorë dhe gjyqtarë të rinj
28 Qershor 2022, 18:15
-
Investigimi i Report Tv/ Drejtësi e vonuar, nga vetingu dhe dorëheqjet mungojnë 207 prokurorë dhe gjyqtarë, Magjistratura në 3 vite vetëm 46 magjistratë të rinj
15 Qershor 2022, 13:33
-
Drejtësi e vonuar/ Nga vetingu dhe dorëheqjet mungojnë 207 prokurorë dhe gjyqtarë! Në 3 vite vetëm 46 magjistratë të rinj, 46 të tjerë priten këtë vit! Por nuk mjaftojnë
10 Qershor 2022, 15:04
-
Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (Emrat)
15 Tetor 2021, 14:12
-
Vaksinimi i detyrueshëm për të marrë pjesë në auditore, 'Magjistratura' institucioni i parë që vë kusht vaksinën: Kush nuk e ka bërë, mësim online
13 Gusht 2021, 09:56
-
Report Tv zbardh strategjinë e Ministrisë së Drejtësisë për vakancat nga vettingu! Gjonaj: Zgjidhja e ngërçit, 100 magjistratë të rinj në vit! Aktualisht dalin vetëm 44 të tillë
29 Qershor 2021, 11:15
-
Cani dhe Dollapaj u shkarkuan nga vetingu, plotësohet trupa e KLP, Eloida Goxhi dhe Moisi Duda marrin besimin e kolegëve
28 Janar 2021, 16:26
-
Ikën Vitore Tusha, në krye të KED-së për 2021 gjyqtari i lartë Ervin Pupe
3 Janar 2021, 09:19
-
OSBE organizon trajnim për Prokurorët e Shqipërisë, qëllimi arritja e një sistemi të konsoliduar të drejtësisë penale
3 Dhjetor 2020, 13:23