TIRANË - Diskutimet për reformën në drejtësi kanë sjellë përplasje mes avokatit Virgjil Karaj dhe gjyqtarit Gjin Gjoni i cili është i njohur për akuzën e fshehjes së pasurisë prej miliona eurove. Gjin Gjoni foli para ekspertëve të huaj për mënyrën se si duhet të luftohet korrupsioni në drejtësi duke dhënë dhe këshillat përkatesë, çka nuk është mirëpritur aspak nga avokati Karaj.
"Është e pamundur që në një sallë me 200 veta të diskutosh probleme të karakterit teknik, ndoshta formati që është zgjedh nuk më duket i përshtatshëm pavarësisht që është zgjedhja juaj", - ka deklaruar Gjin Gjoni.
Menjëherë pas tij fjalën e mori avokati Virgjil Karaj i cili akuzoi Gjin Gjonin se është bërë gjyqtar vetëm me 3 klasë shkollë. Sipas avokatit Gjin Gjoni nuk meriton të jetë as jurist dhe jo më gjyqtarë.
"Zoti Gjin Gjoni nëse ke rezerva për pjesëmarrjen në këtë sallë mirë është të shprehesh me cilin e ke dhe në qoftë se mendon që këtu të tepërt janë avokatët, ti jo që nuk meriton të quhesh gjyqtar por t'i nuk mund të jesh juristë sepse t'i nuk e kupton dot së çfarë është avokatia dhe nuk ke faj se karrierën e fillove nga 3 muajt e Durrësit ndërkohë që avokatët sot janë me tituj shkencor", u shpreh avokati Karaj.
Gjatë kohës që fliste avokati Virgjil Karaj, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka reaguar me gjeste duke mohuar akuzat e tij. Më pas Gjyqtari Gjin Gjoni nuk preferoi të jepet mendime për reformën në drejtësi.
Redaksia Online
(Gre.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO