Kandidati i "Aleancës për Shqipërinë Europianë" për kryetar të Bashkisë së Kolonjës, Arben Malo, zhvilloi një bashkëbisedim me gratë e qytetit të Ersekës, të cilat janë pjesë e Lëvizjes së Gruas për Integrim si dhe anëtare të Forumit të Gruas Socialiste të këtij qyteti.
E pranishme në këtë takim ishte Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha dhe kryetaret e LSI-së dhe të PS-së të Kolonjës në këto struktura, si dhe Kryetarja e LGI-së të rrethit Korçë, Floalda Strati.
Gjatë fjalës së tij, kandidati i përbashkët i "Aleancës për Shqipërinë Europianë", Arben Malo, vlerësoi rolin e gruas në shoqërinë shqiptare.
"Gratë kolonjare janë guri i themelit të familjeve tona dhe unë dëshiroj që të jenë guri i themelit edhe të kësaj Bashkie të re që ne do ndërtojmë. Bashkë me ju do të përpiqemi të ofrojmë më shumë punësim dhe shërbim për Kolonjën, duke e çuar në drejtimin e duhur", tha Malo.
Duke u prezantuar të pranishmëve platformën e tij elektorale, kandidati Malo nënvizoi se Bashkia e re e Kolonjës do të jetë mbrojtësja e të drejtave të çdo banori në qytet dhe në fshat. "Ne kemi një sërë problemesh që janë papunësia, infrastruktura apo probleme të ujit të pijshëm dhe ne duhet të punojmë fort, por unë ju premtoj që ashtu sikurse parashtrohet në programin tim, premtimet e bëra janë të realizueshme dhe do të ofrojnë më shumë zhvillim për gjithë Kolonjën", tha Malo.
Teksa u ndal te ndryshimet në Kodin Zgjedhor ku tashmë në këshillat bashkiakë do të ketë 50% kandidate gra dhe vajza, Malo u shpreh se puna me gratë dhe vajzat do të jetë një nga prioritetet e tij.
"Përshëndes maksimalisht këtë ndryshim. Unë dua t'ju them sot se Bashkia e Kolonjës do të ketë në administratën e saj 50 për qind gra dhe vajza", tha Malo. Kandidati i "Aleancës për Shqipërinë Europiane" u shpreh se modeli i Bashkisë së re do të jetë modeli i një Bashkie që funksionon si promotore e zhvillimit ekonomik, duke ofruar politika stimuluese për komunitetin e biznesit.
Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, theksoi se vota e grave dhe vajzave është gjithnjë vota që ka bërë diferencën dhe ka sjellë ndryshimin. Ndaj, Gjosha kërkoi nga vajzat dhe gratë kolonjare që ta çojnë votën në drejtimin e duhur.
"Ne këto zgjedhje ju votoni për ujin e pijshëm, infrastrukturën, punësimin e fëmijëve tuaj. Ndaj ju më mirë se kushdo e dini se për kë kandidat duhet të hidhni votën. Jam e bindur se Arben Malo, është alternativa më e mirë për zhvillimin e Kolonjës, dhe jam e bindur se nën drejtimin e tij, bashkia do të jetë bashkia e dyerve të hapura për të gjithë ju", tha Klajda Gjosha ndër të tjera. /atsh/
/Shqiptarja.com