TIRANË-Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, zhvilloi sot në ambientet e Qendrës së Informimit të BE-së, një takim me një grup përfaqësuesesh të grave sipërmarrëse nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit. E ftuar në këtë takim, ishte edhe Zv, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali.
Takimi "Gratë në sipërmarrje dhe sfidat e integrimit", kishte në fokus pikërisht rëndësinë që ka sot fuqizimi ekonomik i gruas në Shqipëri, si vlerë e shtuar dhe kontribut për zhvillimin ekonomik të vendit e për rrjedhojë në integrimin e tij.
"Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, siç e dini është sfida më e madhe që sot na është vendosur përpara. Ky proces kompleks dhe i ndërlikuar nuk mund të realizohet kurrsesi pa një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, pa konkurrencë në tregun e punës, ndaj dhe kontributi juaj në këtë proces tani e në vijim ka një vlerë të madhe", tha Ministrja Gjosha gjatë takimit.
Ministrja, theksoi se kjo vlerë është e dyfishtë kur kemi të bëjmë me gra sipërmarrëse. "Jemi të gjithë të vetëdijshëm për vështirësitë që has një grua shqiptare sot në këtë mjedis. Dua të theksoj se gratë sipërmarrëse kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në ekonomi, ndaj është domosdoshmëri që ato të kenë mbështetjen maksimale nga të gjitha strukturat qeveritare", tha Ministrja Gjosha.
Ministrja nënvizoi, se sot gratë drejtojnë 27% të bizneseve dhe nuk ka asnjë arsye pse kjo shifër të mos jetë më e lartë në vijim. "Pavarësia ekonomike i mundëson gruas të gëzojë si duhet të drejtat e saj, çka lidhet edhe me një nga 5 prioritetet kryesore që i janë lënë Shqipërisë për të avancuar në axhendën evropiane", tha Ministrja Gjosha
Ministrja Gjosha, nënvizoi se pa gra të integruara, të arsimuara, që kanë të drejta të barabarta njësoj si burrat është e vështirë që Shqipëria të jetë më pranë familjes europiane.
Ministrja shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të nxitur sipërmarrjen e gruas. "Ne kemi tashmë edhe një Plan Veprimi i cili ka kohështrirje deri në vitin 2020, ndaj mendoj se jemi në rrugë të mbarë, por sigurisht do të na duhet të bëjmë ende shumë rrugë derisa ta shohim gruan shqiptare në pozitën që vërtet meriton, si një grua europiane e cila ka lirinë që potencialin e saj ta shfrytëzojë maksimalisht në funksion të një mirëqenieje më të lartë, e për rrjedhojë në funksion të zhvillimit të vendit.
Zv. Ministrja e Ekonomisë, ngriti disa problematika me të cilat përballen sot gratë në sipërmarrje dhe theksoi se gratë duhet të punojnë fort për të nxitur njëra-tjetrën, për të zgjeruar bizneset duke ofruar më shumë mundësi punësimi.
"Është e vërtetë se pjesëmarrja e grave në biznese në Shqipëri është e ulët dhe Plani i Veprimit që kjo qeveri mundi të finalizojë në 2014, është vërtet një dokument politikash me qëllim kryesor rritjen e numrit të grave në biznes, por me synime specifike për këtë target grup deri në vitin 2020", tha Zv. Ministrja.
Zv. Ministrja Paskali, theksoi rëndësinë e fuqizimit të rolit të grave në vendimmarrje, rrjeteve të tyre, në mënyrë që ato të përfaqësohen dhe të bëhen pjesë e programeve të mirëfillta, nga ku të përfitojnë eksperiencë e trajnime për të vënë në zbatim idetë e tyre.
"Shumë gjëra duhet të ndryshojnë për t'i dhënë mbështetje grave sipërmarrëse, pasi kanë munguar programet e mirëfillta për të ndihmuar gruan me trajnime, edukimin në sipërmarrje, për hartimin e një plani biznesit, rritjen e eksesit në financë", tha Zv. Ministrja Paskali.
Përfaqësueset e grave në sipërmarrje kërkuan nga qeveria mbështetje më të madhe, për koordinimin e strukturave tashmë të ngritura dhe masa lehtësuese të cilat nxisin fuqizimin e bizneseve të grave. /ATSH/
/Shqiptarja.com