Ministrja Gjosha pret, z. Ernst Reichel, Drejtor për Evropën Juglindore, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë
Ministrja Gjosha pret, z. Ernst Reichel, Drejtor për Evropën Juglindore, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë
TIRANË, 13 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ -Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha priti sot në një takim Ernst Reichel, Drejtor për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Bashkëbiseduesit e vunë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit rajonal, sinjalin e qartë që dha Konferenca e Berlinit, për vëmendjen që Gjermania i kushton Ballkanit Perëndimor , duke i dhënë shtysën dhe mundësinë e transformimit përmes projekteve të përbashkëta.
Ministrja Gjosha, shprehu vlerësimin dhe falënderimet në emër të qeverisë shqiptare për mbështetjen e fortë që Gjermania i dha Shqipërisë për marrjen e statusit, duke shprehur gjithashtu bindjen se kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe në vijim.
Ministrja Gjosha e informoi, z. Reichel në lidhje me reformat që po ndërmerr Shqipëria si dhe masat konkrete për përmbushjen e 5 prioriteteve të lëna nga BE.
Ministrja Gjosha pret, z. Ernst Reichel, Drejtor për Evropën Juglindore, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë
Reichel u shpreh se Gjermania inkurajon Shqipërinë për procesin e integrimit, duke nënvizuar forcimi i shtetit të së drejtës është thelbësor në mbarëvajtjen e këtij procesi.
Ministrja Gjosha, u shpreh se qeveria shqiptare është e angazhuar të përfundojë me sukses reformën në drejtësi, pasi kjo reformë do të shënonte një pikë tjetër pozitive kthese, në funksion të procesit të integrimit në BE.
"Duke e konsideruar prioritetin tonë më të rëndësishëm kombëtar, integrimi për ne mbetet mundësia më e mirë e transformimit të shoqërisë sonë, duke e kthyer Shqipërinë në një vend me demokraci të konsoliduar", tha ministrja Gjosha.
/f.n/