TIRANË- Me vetëm një fjali dhe me një nënqeshje në fytyrë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar akuzat e bëra nga opozita për dy zyrtarët e lartë të Policisë, Gjovalin Loka dhe Artan Shkëmbi, si ish- sigurims. Nga Korça, Lleshaj ka vlerësuar maksimalisht numrin 2 të policisë së shtetit, Gjovalin Lokën, duke thënë se mban përgjegjësi të plotë, pasi ka qenë ai që e ka emëruar. 

"Ministri LLeshaj ka emëruar, sigurisht mban përgjegjësi për emërimin e tij. opozitës nuk i jap përgjigje se janë aludime të pambështetura dhe të pabaza. Gjobalin Loka është një nga oficerët që ka dhënë kontribut për sigurinë, ka kaluar Vettingun dhe është në krye të detyrës me gjithë vlerësimin tonë", tha Lleshaj, teksa nuk u ndal më gjatë te akuzat e bëra nga demokratët.

Akuzat nga selia blu erdhën menjëherë pas vendimit të Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi në detyrë Lokën. Vettingu certifikoi 3 dekada në uniformën e policisë numrin dy të policisë së shtetit Gjovalin Loka me argumentin se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, por nuk ka firmosur asnjë dokument. Një gjë e tillë për demokratët është e jashtëligjshme, sipas së cilëve ky argument i përdorur shkon përtej kompetencave të tyre.