'Mbaj përgjegjësi për Gjovalin Lokën'! Caka akuza Lleshajt: Si mund të shkelësh ligjin me vetëdije dhe të mbrosh një ish-sigurims

'Mbaj përgjegjësi për Gjovalin Lokën'! Caka akuza Lleshajt: Si mund të shkelësh ligjin me vetëdije dhe të mbrosh një ish-sigurims

Silva Caka

Ish deputetja e LSI-së, Silva Caka ka reaguar ashpër ndaj kalimit të vettingut të Gjovalin Lokës i cili ka qenë ish sigurims, por dhe mbrojtjes së tij nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duke e cilësuar si shkelje të ligjit nga ministri. Caka shkruan se Lleshaj nuk pyet për ligjin dhe e shkel atë me vetëdije të plotë njësoj si kriminelët dhe për këtë arsye nuk ka ndryshim nga ata. Ajo ngre pyetje sesi mund të jetë normale që ministri të shkel ligjin dhe se SPAK-u çfarë është duke bërë?

"Lleshaj, ky recidivist, por krenar! Në protestën e 17 majit, Ministri i Brendshëm Lleshaj pranoi se shkeli ligjin me të dyja këmbët, kur nxorri lloj-lloj horrash pa numra identifikimi dhe i shiti si efektivë të Policisë së Shtetit. Lleshaj u justifikua se e bëri me qëllim shkeljen e ligjit, për të shmangur ''hakmarrjen'' ndaj policëve... Se kush do hakmerrej ndaj policëve, vetëm Lleshaj e di!

Lleshaj shkel ligjin përsëri dhe e reklamon me krenari; Gjovalin Loka ka qënë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit dhe ligji e ndalon automatikisht të jetë në detyrë shtetërore, aq më tepër në funksione të larta në Policinë e Shtetit. Mirëpo Lleshaj nuk pyet për ligjin! As kriminelët nuk pyesin për ligjin, njësoj si Lleshaj! Shkeljen e ligjit nuk e justifikon asgjë!

Lleshaj nuk ka asnjë ndryshim nga kriminelët ordinerë, për aq kohë sa e shkel ligjin me paramendim.

Çfarë bën një kriminel në drejtim të Ministrisë së Brendshme? Si mund të jetë normale që Ministri i Brendshëm të shkelë ligjin dhe të mos dojë t'ia dijë fare? Po SPAK-u çfarë bën? Ku jetojmë??", shkruan Caka.

Reagimi i Cakës erdhi pa deklaratës së Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ditën e sotme kur tha nga Korça se ai mban përgjegjësi për Gjovalin Lokën pasi ka qenë ai që e ka emëruar. Lleshaj tha se Loka është një nga oficerët që ka dhënë kontribut për sigurinë, ka kaluar Vettingun dhe është në krye të detyrës me gjithë vlerësimin tonë.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi në detyrë Lokën me argumentin se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, por nuk ka firmosur asnjë dokument.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 01/09/2020 14:47

    Goja cthurur kundrejt ministrit te mbrendeshem Sander Lleshaj nga kjo ish deputete, eshte e denueshme administrativisht dhe penalisht.Kush te lejon ty te fyesh ministrin.Kush je ti qe per cdo deklarate perdor fyerjet.Nese ke ankesa beji ne prokurori dhe te ndiqet rruga juridike .Turpi 30 vjecar per akuza pa baze ,fyerje e shantazhe nga politikan te gjitha kraheve duhet te narr fund.Ju jeni shembulli me i keq para popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar