Mitrovica dhe Presheva kanë diçka të përbashkët, por realitetet atje janë larg për t’u krahasuar. Këtë e demonstroi ditë më parë aq qartë vetë Ivica Daçiç, por edhe formacioni më i ri militar “Civilna Zastita” me të shtënat, shpërthimet e demonstimet e forcës, para së cilës po ngurrojnë edhe “Hamerët” e KFOR-it.
Derisa Kosova s’po gjen rrugë për të kapërcyer urën e Ibrit mbi barrikadat e së cilës bari që motiiii ka mbirë e është tharë, Daçiçi me gjuhën e mentorit të vetë, si pinjolli i Millosheviqit merret me një pllakë përkujtimore, që Kuvendi Komunal i Preshevës paska inauguruar në kujtim të ish-ushtarëve të rënë të UÇPMB-së, atyre që, më në fund u amnistuan me Marrëveshjen e Konçulit, që mban edhe nënshkrimin garantues të ndërmjetësuesit ndërkombëtar, Pieter Feith.
Me gjuhën që i ngjason si shumë fjalorit të Sllobës, në zenitin e ngritjes së nacional-fashizmit serb në vitet e 90-ta e këndej, ai i kërcënon hapur shqiptarët. Si të kishin bërë më të madhin mëkat, me porosinë që të mos e provokojnë e “të mos luajnë me durimin serb..” dhe se u del më mirë që pllakën e vendosur ta heqin vetë... ai shqiptarëve ua përkujton qartë të kaluarën e afërt dhe çka mund t’i presë.
Se analogjia mes këtyre dy realiteteve është larg sa hëna me tokën, dje edhe qorri ka mundur ta shohë. Nën kërcënimin se do t’ia vërë flakën asaj pjese që mbajnë nën kontroll, strukturat serbe tani me emërtimin e përbashkët “Civilna Zastita” pasi ditë më parë kishin organizuar grupe serbësh që me të shtëna e shpërthime kundërshtuan rindërtimin e disa shtëpive shqiptare në lagjen “Kroi i Vitakut”, me radikalizmin e djeshëm, shënuan “suksesin” e radhës. Dhe i detyruan të zmbrapsen të gjithë.
Njësiti Special i Policisë “ROSU” dje për herë të parë kishte kaluar matanë Ibrit dhe kishte arritur deri te “Kroi i Vitakut”, ku mungonte vetëm një shkëndijë për të shpërthyer përleshja mes serbëve të tubuar dhe shqiptarëve, që nuk po ndalnin ndërtimin e shtëpive. Megjithatë, kapërcimi i Ibrit nuk u doli të ishte nisur me këmbë të mbarë. Pas vetëm disa orësh në veri, “ROSU” u tërhoq pasi vetë KFOR-i, në të mirë të sigurisë, e kishte parë të udhës të zmbrapsen.
Efekti tjetër ishte rindërtimi i shtëpive i ndërprerë “përkohësisht”. Ashtu si “përkohësisht” dezertuan edhe tetë policë serbë të Kosovës. Ata hoqën uniformën e Policisë së Kosovës, dhe nën te u doli uniforma e MUP-it, dhe vetëm vazhduan në atë anën e taborit përballë.
Provokimet gjithnjë e më të hapura, jo më të grupeve por të strukturave mirë të organizuara e të armatosura në veri, janë sfida para së cilës duhet menduar mirë. Politika e “moderuar” e Daçiçit, që çuditërisht po luan rolin e paqësorit me bisedimet e nisura në Bruksel, është vetëm njëra anë e “medaljes”, në betejën e tij për një zgjidhje drejt konfliktit të ngrirë në Kosovë.
Më në fund Daçiç si kryeministër i Serbisë, është edhe autoriteti më i lartë i të gjitha strukturave serbe në veri. Dhe janë paratë e Beogradit, ato që këto struktura i mbajnë në këmbë, tash e sa vite.
Nëse nuk është kështu, nëse Daçiç thotë se nuk ka kontroll mbi ta, se aty janë mbledhur mbeturinat e formacioneve të ndryshme, bërlloku i të gjitha luftërave serbe gjithandej ish-Jugosllavisë dhe se nuk ka kontroll mbi ta, atëherë duhet të çojë duart. Por, jo!
“As mos t’ju shkojë në mendje kjo”, ka thënë Daçiçi, me të përmendur të vetë idesë për ndonjë operacion si “Olluja” e dikurshme kroate në Knin, për pastrimin e atij bërlloku, që është grumbulluar atje.
E të njëjtit, aq shumë i penguaka një pllakë përkujtimore në Preshevë. Ku është këtu analogjia. Daçiç, problemin më të madh e ka një pllakë guri, e Kosova nuk di kah t’ia mbajë me gjithë ato probleme që po ia krijon, gjithë ai bërllok luftërash serbe që strehimin e kanë gjetur në veri të Mitrovicës.
Marrë nga Zëri.info
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com