PRISHTINË - Kryetarët e kuvendeve komunale me shumicë serbe në Kosovë po zhvillojnë sot mbledhjen e parë me drejtorin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Sipas KosovaPress, në këtë mbledhje që po mbahet në Graçanicë, po marrin pjesë të gjithë kryetarët e komunave serbe, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Lista Srpska dhe qytetarë serbë. Ndërsa, nga Serbia ka ardhur edhe Marko Gjuriq./ATSH/