TIRANE- Djali i deputetit të PD Mhill Fufi që u arrestua me armëmbajtje pa lejë në ambjentet e gjimnazit “Besnik Sykja”,është liruar nga gjykata e Tiranës e cila vendosi që 16-vjeçari të qëndrojë në arrest në shtëpi nën mbikqyrjen e paisjes elektronike.

Ndërkohë për 17 vjeçaren, të dashurën e Fufit e tij M.B në çantën e së cilës u gjet edhe pistoleta “Ekol Special” me tre plumba, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Policia i arrestoi dy të rinjtë në shkollë, pasi kishte informacione se G.Fufi posedonte një pistoletë. Mbajtja e armës së zjarrit nga djali i deputetit Fufi, ka ndodhur pas një konflikti afër shkollës “Vasil Shanto”, ku 16-vjeçari është përfshirë në një sher adoleshentësh dhe aty ka ndodhur që ai të godasë me grusht një nga kundërshtarët.

Një ditë më pas një mesazh në instagramin e tij, e paralajmërone Fufin që të bënte kujdes pasi ishte rradha për ta paguar. Për pasojë ai ka udhëtuar në drejtim të Laçit, ku ka marrë një pistoletë pa lejë, dhe atë e ka mbajtur tre ditë në shkollë,duke e fshehur na çantën e librave të shtetases M.B.

Sherri mes adoleshensh
Një konflikt adoleshentësh i ndodhur në 1 dhjetor pranë shkollës “Vasil Shanto” në kryeqytet ka sjellë arrestimin e djalit të deputetit të PD Mhill Fufi. Ndalimi i G.Fufit është bërë nga policia e Tiranës ku mësohet se bashkë me adoleshentin në pranga ka rënë dhe shoqja e tij 17-vjeçare me inicialet M.B.

Ndaj djalit të deputetit Fufi është ngritur akuza e “Armëmbajtjes pa lejë” pasi i është sekuestruar një armë zjari pistoletë e prodhimit “Ekol Special”.Vetë deputeti Fufi i kontaktuar katër ditë më parë nga “Shqiptarja.com” nuk ka pranuar të japë një koment për arrestimin e djalit të tij, duke u shprehur se ishte larg dhe se nuk kishte dijeni për ndalimin. Ndërkohë që e njëjta akuzë është ngritur dhe për shoqen e klasës së G.Fufit,pasi siç mësohet arma e zjarrit ka hyrë në ambjentet e brendshme të gjimnazit “Bensik Sykja”, pasi është fshehur mes librash në çantën e 17-vjeçares me inicialet M.B.

Akuza të ndaluarit
Për prezencën e armës në shkollë kanë qënë disa nxënës që kanë raportuar tek mësuesit të cilët më pas kanë njoftuar dhe efektivët e policisë së Tiranës, të cilët sapo kanë shkuar në gjimnaz kanë bërë ndalimin e shtetases M.B për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë” dhe “Moskallëzimit të krimit”. Kjo akuzë është shtuar për adoleshentet pasi ajo ka pasur dijeni për praninë e armës në çantën e saj dhe nuk ka treguar në organet ligjzbatuese. Ndërkohë për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” po ndiqet në gjëndje të lirë dhe 16-vjeçari me inicialet A.H.


Arrestimi e pyetja e të ndaluarve në prezencë psikologët

Gjatë procesit të mësimit, G.Fufi ja ka dhënë pistoletën shoqes së shkollës shtetases me iniciale M.B, për ta mbajtur në çantë, e cila u arrestua nga policia, pasi disa përtej nxënësve të klasës kanë raportuar tek mësuesit e gjimnazit. Gjatë arrestimit të vajzës të gjitha veprimet janë kryer në prezencë të psikologes së shkollës dhe psikologes së Policisë, dy avokatëve dhe në prezencë të familjarëve. E njëjta procedurë është ndjekur dhe me arrestimin e djalit të deputetit G.Fufi.
 

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)