Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Alda Klosin, sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj! Vendimi i plotë dhe masat e dënimit

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Alda Klosin, sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj! Vendimi i plotë dhe masat e dënimit

Alda Klosi

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, për Alda Klosin. Ish-zyrtarja e ministrisë së Financave, së bashku me sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj Havier Dobi, u shpallën fajtorë 'vjedhje me pasoja të rënda" në bashkëpunim.

Vendimi i marrë dje dhe i shpallur sot përcakton se Alda Klosi dënohet me vendim të formës së prerë me 1 vit e 8 muaj burgim, duke ia rrëzuar ankimimin e bërë. Klosi e ka vuajtur dënimin dhe u lirua në muajin Maj të këtij viti, teksa çështja e saj nisi prej vitit 2023, kurse denoncimi u bë në vitin 2022.

Aktualisht Klosi hetohet nga Prokuroria për pastrim parash dhe çështjen e pasurive që i janë zbuluar.

Me 4 vite dhe 8 muaj burgim u dënua pastruesja Dobi dhe me 3 vite dhe 4 muaj i biri i saj, Havieri.

“Në përfundim të gjykimit, më datë 02.10.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore gjyqtar  Fuat Vjerdha dhe anëtare Genti Shala dhe Genti Dokollari, vendosi:- Lënien në fuqi të vendimit Nr. 665, datë 19.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në vendimin e Apelit.

Dobi u akuzua për vjedhjen e mbi 120 mkijë eurove sipas denoncimit të Klosit, teksa më tej në kontrollin e banesës iu gjetën mbi 500 mijë euro. Hetimet e mëtejshme të Prokurorisë zbuluan shuma të tjera parash dhe pasurish të patundshme të pajustifikuara të të pandehurës, që kishte qenë vartëse e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, kur kryente detyrën e shefes së Kabinetit te Ministria e Rindërtimit.

Megjithëse Klosi u mbrojt me alibi se ishin kursime të familjes apo borxhe, kjo nuk bindi as Gjykatën dhe as Prokurorinë.

Sipas pastrueses Dobi, Klosi i kishte kërkuar që t’i ruante shumat e konsiderueshme cash në shtëpinë e saj, sepse kishte konflikte me bashkëshortin, por më pas e denoncoi vjedhjen e parave, nga ku u zbulua se paratë gjendeshin te shtëpia e sanitares.

Ngjarja ndodhi në zonën e “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë. Prokuroria bëri edhe hetim pasuror ndaj ish-zyrtares dhe i sekuestroi disa pasuri të patundshme.

Dënimet e lëna në fuqi nga Apeli i Tiranës:
-Alda Klosi, 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”
-Rozeta Dobi, 4 vjet dhe 8 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale “vjedhja”
-Havier Dobi, 3 vjet dhe 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale “vjedhja”

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

G.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jola: 03/10/2024 18:28

    Hajduti I vogel gjithmone e ha me shume se I madhi. E madhja del me disa shtepi e garazhe e cash sa per te jetuar si pasha. Hajfuti I madh fare jeton si mbret ne Lugano. Me thoni ju

    Përgjigju
  • Turi: 03/10/2024 18:16

    Drejtesia funksionon si ore “zviceriane “ , ajo qe ka vjedhur miliona leke te taksapaguesve denohet minimalisht kurse ata qe vjedhin hajduten denohen ne maksimum , sa turp eshte per kete vend te mjeruar nga kjo drejtesi e shtremberuar

    Përgjigju
  • Drejtesia: 03/10/2024 18:01

    Kjo eshte drejtesia e re. Ti shijoj leket zonja pastruesja me demek fajtore qe vodhi nje hajdute populli. Po ligji antimafia nuk parashikon kaq denime. Denimi me i vogel fillon me 5 vjet burgim e lart kur ka shuma te medha financiare edhe kjo i kishte edhe cash. Ky komb qe duam me drejtesi si draperi. Ato qe se din cfare eshte draperi nje pjese metalike si pikepyetja e drejte ne forme rrethore. Bukuri mi non bukuri u lirua edhe nje hajdute tjeter...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Deputetja Jorida Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së! Suksesi ynë varet nga përkushtimi i tyre

Zgjedhjet e 11 Majit/ Deputetja Jorida Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së! Suksesi ynë varet nga përkushtimi i tyre