Ismail Muça, ish-drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë ka blinduar pafajësinë e tij në gjykatën e Apelit Tiranë, duke marrë pafëjësinë e dytë.
 
Ka qënë gjykata e Shkallës së parë Tiranë e cila pak muaj më parë nxori të pafajshëm Muçën, duke mos e klasifikuar atë si përgjegjës në dëmin prej 5 milion euro nga skema e rimbulsimit të TVSH për dhjetëra biznese.
 
Ky vendim është lënë sot në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë.
 
Ndërkohë për 7 ish-zyrtarët e tjerë të Tatimeve të arrestuar për këtë skandal, gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e dënimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.
 
 Gjashtë ish-zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave në Tiranë dhe dy administratorë të 13 kompanive kineze, sipas prokurorisë rezultojnë të kenë vjedhur 6 milion euro, si pasojë e skemës së mashtrimit me rimbulsimin e TVSH. E gjithë kjo vjedhje ka ndodhur brenda 10 muajsh dhe në disa raste dy biznesmenët kanë dalë nga banka me thasë me para.

E gjitha shuma sipas dosjes së prokurorisë është tërhequr “Kesh” nga bankat, ndërkohë në llogaritë e të pandehurve janë sekuestruar shuma financiare shumë të vogla, për të mos thënë qesharake.

Personat e përfshirë ishin:
1. Ismail Muça- Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve (DRT) Tiranë
2. Afërdita Hysa- Drejtore e Kontrollit, D.R.Tatime, Tiranë
3. Laurent Vata – Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit, D.R.Tatime, Tiranë
4. Edmond Osmani – Inspektor Kontrolli, D.R.Tatime, Tiranë
5. Gramoz Milushi - Inspektor Kontrolli, D.R.Tatime, Tiranë
6. Kujtim Metalia - Inspektor Kontrolli, D.R.Tatime, Tiranë
7. Mirjan Beneja – Administrator i kompanive private
8. Gjergj Tupe - Administrator i kompanive private


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)