Shena Hardin 32 vjec nga Ohaio ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor në Amerikë, duke rrezkuar jetën e fëmijëve të shkollës.

Ajo u filmua nga kamera e shoferit të autobusit të shkollës, duke parakaluar në trotuar dhe duke rrezikuar jetën e fëmijëve. Shoferi menjëherë kontaktoi policinë dhe gruaja u ndalua.

Dënimi që mori ishte vërtetë i veçante, Gjykata e vlerësoi aq të rëndë veprimin e saj, saqë e dënoi duke i thënë që të mbante për dy ditë një kartelë ku të shkruhej :
“Vetëm një idiot mund të hypi në trotuar për të parakaluar shkolla-busin”.
Dhe këtë shkrim duhej ta mbante për dy ditë nga një orë në mëngjes.

Mirëpo kjo ishte vetëm ana morale e detyrimit. Ajo duhet të paguajë edhe 250 $ dhe t’i pezullohej leja e qarkullimit për 30 ditë.