Kolegji administrativ në Gjykatën e lartë rihap çështjen e pronësisë për ish hotel Vollgën në Durrës duke rikthyer për rigjykim në apel këtë cështje.
Në seancën e zhvilluar këtë të martë kolegji ka vendosur të rikthej cështjen në gjykatën e apelit durrës aty ku kompania Saaudi Brothers pretendon se është bërë dhe padrejtësia.
Sipas padisë së Saudi Brothethes hipoteka e qytetit bregdetar nuk ka vepruar drejtë që ka refuzuar kërkesën e saj për të regjistruar pronën e fituar prej vitit 1996 dhe gjykata e apelit që ka lënë në fuqi këtë vendim ka gabuar.
Duke pranuar kërkesën e Saudi Brothers pronësia për ish hotelin kaq të përfolur dhe kohët e fundit ku me një kontratë dhurimi një pjesë e tij i kaloi Emiliano Zhullazit, gjykata e lartë ka hapur në këtë mënyrë një ndër procesit më të rëndësishme përsa i përket pronësisë për simbolin e qytetit të Durrësit.
Në padinë e Saudi Brothers kërkohet që pronësia e regjistruar në emër të Zamir Hasës të anulohet pasi sipas tyre ajo ka qenë e fituar padrejtësisht në vitin 2003.
Padia e Saudi Brothers nuk prek pronësinë e Shullazit por me rihapjen nga e para të gjykimit dhe në pritje të vendimit të drejtësisë pritet që të rishihet dhe mënyra sesi Ylvi Beqaj administrator Saudi Brohers I dhuroi pjesë nga kjo pronë Emiliano Shullazit.
Beqaj ka paditur në prokurori Shullazin se ja ka marrë pronën me anë të kërcënimit, ndërsa zyrtarisht në hipotekë Shullazi e ka regjistruar pronën në emër të tij pas depozitimit të kontratës së dhurimit ndërmjet tij dhe Ylvi Beqajt.
Ndërkohë po këtë të martë gjykata e lartë ka vendosur që kjo pronë të qëndrojë në masën e sigurisë për tu mos u tjetërsuar, atë të sekuestros preventive për llogari të prokurorisë së durrësit e cila ka nisur hetimet për mënyrën se si kjo pronë u tjetërsua nga pronarja e para diktaturës Alie Fortuzi tek Zamir Hasa, Saudi Brother, Ylvi Beqaj e në fund Elijano Shullazi.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO