/ATSH-Anila Struga/.- Komisioni parlamentar i Ligjeve me votat e deputetëve të maxhorancës i propozoi sot Kuvendit  mosdhënien e pëlqimit për dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e dy anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë.
Kandidaturat e propozuara nga Kreu i shtetit ishin gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe Markelian Koça, me një eksperiencë 20-vjeçare në sistemin gjyqësor shqiptar.