Gjykata e Lartë rrëzoi Berishën, avokatët Beqiri e Hoxha: U konfirmua se nuk nevojitej autorizimi nga Kuvendi për masat e sigurisë ndaj tij

Dy avokatët, Idajet Beqiri dhe Arbër Hoxha deklaruan në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv se vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë për të rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për shuarjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë vendit’ konfirmon se SPAK-ut nuk i nevojitej autorizimi nga Kuvendi për të caktuar masa të tilla ndaj ish-kryeministrit i cili ka mandat deputeti. 

“Gjykata e Lartë konfirmoi atë që kemi thënë prej kohësh që nuk nevojitej autorizimi paraprak i Kuvendit përveç masave të sigurisë arrest shtëpie dhe arrest me burg. Nuk nevojitet autorizimi i Kuvendit vetëm për këto 2 masa sigurimi. Gjykata e Lartë i dha të drejtë prokurorisë së posaçme dhe mbylli gjithë debatin publik se për raste të tilla nuk nevojitet autorizimi i Kuvendit. Gjykata e Lartë përfundimisht dha sqarimin duke i dhënë të drejtë SPAK”- u shpreh avokati Arbër Hoxha.

Ndërsa sa i takon vendimit të Gjykatës së Lartë për rrëzimin e rekursit të SPAK-ut që kërkonte rikthimin në qëli të dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi i cili është nën hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, avokati Beqiri u shpreh se një vendim i tillë nuk justifikohet në praktikën 30 vjeçare të gjykatave.

“Ka vepruar drejt apo jo Gjykata e Lartë, nuk e diskutojmë dot sepse është organi më i lartë i pushtetit gjyqësor por ndryshimi që i bëri Apeli masës së Malltezit, nuk justifikohet ligjërisht por edhe në një praktikë mbi 30 vjeçare që ka krijuar gjykata për vendime të tilla”- tha Beqiri.

Argumenti u mbështet edhe nga avokati Arbër Hoxha i cili tha se nuk e priste një vendim të tillë pasi akuzat për veprat penale që Jamarbër Malltezi dyshohet t’i ketë kryer në aferën e privatizimit të ‘Partizanit’, janë tepër të rënda dhe mjaftojnë për të pasur një masë ‘arrest me burg’.

“Sepse duke pasur parasysh praktikat e GJKKO dhe nevojat e sigurimit sa i përket Malltezit në raport me veprat për të cilat dyshohet, masa mund të ishte më e rëndë, ‘arrest me burg’.  Mos harrojmë që edhe për vepra penale më të lehta si ajo e Dakos, u caktua ‘arrest me burg’, apo Alqi Bllako, Lefter Koka apo Safet Gjici. Nëse do t’u qëndronim të njëjtave standarte provash për të cilat ai dyshohet se ka kryer vepra penale Gjykata e Lartë kishte arsye të mjaftueshme për të kthyer në burg. Në këto kushte Gjykata e Lartë është munduar të mbajë një lloj balance duke rrëzuar të gjithë kërkesat”- u shpreh Hoxha.

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian (AXHENDA)

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian (AXHENDA)