Pas Emiliano Shullazit dhe Blerim Shullazit Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg dhe për Gilmando Danin.
 
Ky i fundit u arrestua disa kohë më parë sëbashku me Shullazin nën akuzën e kërcënimit e Shantazhit ndaj profesorëve Dhori Kule e Mynyr koni si dhe disa biznesmenëve për dhënie pasurie.
 
Këto akuza tre të dyshuarit i kanë mohuar, por kjo s'ka bindur Gjykatën e Lartë e cila ka refuzuar të pranojë rekursin e paraqitur prej tyre ku kërkohej heqja e arrestit me burg. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com