PARIS - Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dënoi Greqinë në të dy ankimet e bëra për shkak të keqtrajtimit të refugjatëve dhe emigrantëve raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dënoi Greqinë "për shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut" në bazë të një ankimi të bërë për keqtrajtim nga një Iranian refugjat politik emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Greqia si pasojë e vendimit duhet ti paguajë të ankuarit Iranian me datëlindje 1977 një kompensim financiar prej 6 mijë e 500 euro.
I ankuari iranian aplikoi në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut në vitin 2011 me shkakun se "aplikimi i tij i parë si azilant nuk u regjistrua dhe mbajtja e tij për 6 muaj në paraburgim pa të drejtë dhe pa një vendim gjykate.
Gjithashtu Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar Greqinë "për shkelje të nenit 3 dhe 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut" me një vlerë monetare prej 8 mijë e 500 euro në lidhje me ankesën e bërë nga refugjati Irakian Husejin Muhamed i datëlindjes 1993.
I ankuari Irakian ka bërë ankesën e tij në vitin 2011 me shkakun se ka qëndruar në paraburgim edhe pse mosha e tij ka qenë më e vogël se 18 vjeç kur ka hyrë në Greqi dhe ai ka qenë i pashoqëruar nga prindërit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com