Po hetonte vrasjen e Aleks Nikës, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë! E gjithë dosja e 21 Janarit tashmë në SPAK

Po hetonte vrasjen e Aleks Nikës, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë! E gjithë dosja e 21 Janarit tashmë në SPAK

Foto: Lulzim Basha, protesta e 21 janarit 2011, Sali Berisha

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për 21 Janarin dhe ia ka dërguar dosjen hetimore Prokurorisë së Posaçme, e cila tashmë po kryen hetimet për vrasje shtetërore pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Pas vendimit të Strasburgut, Gjykata e Lartë i kërkoi SPAK të sqarojë rolin e Bashës, Berishës dhe Prendit.

Dosja ishte hapur në Prokurorinë e Tiranës për vrasjen e Aleks Nikës. Ndër provat që është dorëzuar SPAK-ut është edhe plumbi që i ka marrë jetën Aleks Nikës, i cili është dërguar për ekspertizë në Itali. Prokuroria e Posaçme ka nisur punën intensive për zbardhjen e një prej krimeve më të rënda në historinë e vendit, 4 vrasjet shtetërore të 21 janarit. Në SPAK janë thirrur Rajmonda Nika dhe Mark Nika, bashkëshortja dhe xhaxhai i Aleks Nikës.

Rajmonda dëshmoi për 3 orë e pasi doli fjalëpak për mediat, tha se ka folur edhe për fakte të reja para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Një ditë më vonë më 23 korrik, u thirr në SPAK, Ndrea Prendi ish-kreu i Gardës në janarin e vitit 2011. Prendi u mor në pyetje për rreth 3 orë e 30 minuta. Ndrea Prendi, për të cilin është vërtetuar me vendim gjykate se me armën e shtetit i ka marrë jetën të paktën njërit prej të vrarëve Faik Myrtajt, nuk pranoi të jepte detaje për mediat para SPAK.

Vrasja e Nikës është pa autor pasi drejtësia shqiptare s’ka mundur të faktojë se nga cila armë u qëllua. Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se nga pistoleta ‘Beretta model 92-FS me numer P52796Z’, në përdorim nga Komandanti i Gardës asokohe Ndrea Prendi, është qëlluar 11 herë. Ndërkaq, vetëm një herë është qëlluar me pistoletën me armën në përdorim nga shoferi i Prendit. Sipas hetimeve, tyta e pistoletës së Ndrea Prendit është ndryshuar me tytën e pistoletës së shoferit të tij.

Pas Ndrea Prendit në shkallët e SPAK për të dhënë llogari për rolin e tyre me 21 janar pritet të paraqiten edhe ish Kryeministri Berisha dhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Prokuroria e Posaçme po heton 21 janarin si vrasje shtetërore ndërsa akuzat regjistruara janë shumë të rënda: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

Drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për 2 jetë të ndërprera, Faik Myrtajn dhe Ziver Veizin, në mes të bulevardit në demonstratën e 21 janarit, duke i konsideruar ato vrasje nga pakujdesia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kam një foto ku pistoletën ia kam vënë në kokë Edi Ramës', Adriana Kalaja përfundon nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit

'Kam një foto ku pistoletën ia kam vënë në kokë Edi Ramës', Adriana Kalaja përfundon nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit