Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka marrë pjesë sot në seancën gjyqësore në gjykatën e Apelit ku ka marrë pafajësinë.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës,Gjika pas seancës gjyqësore dha një prononcim për mediat ku u shpreh se "Kam qenë i bindur në pafajësinë time, sigurisht edhe në drejtësinë shqiptare. Ashtu siç e kam pohuar dhe në fillim të këti procesi kam qenë pjesëmarrës në të gjitha seancat gjyqësore dhe jam vënë në dispozicionë të drejtësisë për të zbardhur të vërtetën, jo vetëm mbi fajësinë, akuzuar nga organi i akuzës por mbi të gjitha dhe për t'i bërë shërbimin qytetarëve të Vlorës që më kanë votuar prej shumë vitesh.
Interesit të mediave për pretendimet e tij se kanë qenë akuza me sfond politik, Gjika ju përgjigj se "nuk është moment për të folur për politikë, sot siç e shikoni ka folur drejtësia dhe le t'ia lëmë drejtësisë fjalën e fundit ashtu sikurse u tha ne seancën e sotme". Më heret, Shpëtim Gjika, është akuzuar nga organi i akuzës për veprat penale "shpërdorim detyre", "fallsifikim i dokumenteve", "veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës" dhe "ndërtim i paligjshëm" të kryera në bashkëpunim./atsh/