Gjykata italiane nxjerr nga qelia Moisi Habilajn, procesi në Apel vijon në arrest shtëpie

Gjykata e Katanias ka ndryshuar masën e sigurisë duke e nxjerrë nga qelia në arrest shtëpie Moisi Habilajn.Vendimi është dhënë para dy ditësh me argumentin se nuk ka rrezik për t'u larguar apo prishjen e provave.

Një vit më parë Moisi Habilaj u dënua me 15 vite e 5 muaj e 10 ditë burg me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko. 

Por avokatët e Moisi Habilajt e apeluan vendimin dhe dosja është duke u shqyrtuar në shkallën e dytë në vendin fqinj.

Në pritje të vendimit të formës së prerë, gjatë kohës që procesi po zhvillohet në shkallën e dytë, avokatët e Moisi Habilajt kërkuan ndryshimin e masës për ta liruar nga qelia dhe procesi i gjykimit të vijonte me vlonjatin që të qëndronte në arrest shtëpie.

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatëve dhe Habilaj tashmë do të qëndrojë i kyçur në shtëpinë e një të afërmi të tij në Itali. Moisi Habilaj është kushëri i largët i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin po zhvillohet një proces në Shqipëri.

Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezulton asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Moisi Habilaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehuuuu: 29/05/2020 11:40

    Jan te korruptuar keta do thote opozita italiane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe në rrugën e Elbasanit pranë selisë

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe në rrugën e Elbasanit pranë selisë