Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin e kompensimit të pronave të 2022, rrëzon padinë e Komunitetit Mysliman

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin e kompensimit të pronave të 2022, rrëzon padinë e Komunitetit Mysliman

Gjykata Kushtetuese la sot në fuqi ligjin e kompensimit të pronave të vitit 2022 dhe rrëzon ankimimin e komunitetit mysliman.

Në padi kundërshtohej metodologjia e përllogaritjes së kompensimit financiar për pronat ndaj të cilave ka ndryshuar zëri kadastral.

Me shumicë votash, gjyqtarët vendosën të mbajnë në fuqi ligjin me argumentin se përllogaritja e shumës së kompensimit të pronave sipas vlerës zyrtare të inflacionit e interesit bankar, e përmbush detyrimin e shtetit për shpërblimin e drejtë.

Në nëntor të vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e ligjit deri në shqyrtimin e plotë të tij për metodologjinë e caktimit të kompesimit financiar të pronave, pas ankimimit të komunitetit mysliman. Vendimi i sotëm i hap rrugën zbatimit të ndryshimeve ligjore pasi garanton një shpërblim më të lartë sesa pragu minimal prej 10%, duke e ruajtur 10%-shin si standard minimal të kompensimit të përcaktuar nga GJEDNJ-ja.

NJOFTIM VENDIMMARRJEJE

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datat 13.12.2023 dhe 12.01.2024 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen nr. 18 (K) 2023 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i pikës 2 të nenit 1 dhe pikave 1 dhe 2 të nenit 2 të ligjit nr. 77/2022, datë 17.11.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave””, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i pikave 2, 3/1 dhe 3/2, shkronja “c”, të shtuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 223, datë 23.03.2016 nga pika 3 e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 313, datë 24.05.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i pikës 8 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 313, datë 24.05.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 223, datë 23.3.2016 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar”, në pjesën që shton pikën 16/7 në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave, si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të këtyre akteve deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.”.

Gjykata Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim kërkesën dhe pretendimet e parashtruara nga kërkuesi, si dhe prapësimet e subjekteve të interesuara, Kuvendit të Shqipërisë, Këshillit të Ministrave dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronës, në përfundim të shqyrtimit të çështjes sot, më 13.02.2024, me shumicë votash dhe njëzëri për një pretendim, vendosi rrëzimin e kërkesës.

Më konkretisht, Gjykata vëren se:

1)            Kërkuesi ka kërkuar shfuqizimin si antikushtetues të nenit 1, pika 2, të ligjit nr. 77/2022, i cili ka ndryshuar nenin 6, pika 7, të ligjit nr. 133/2015, duke përcaktuar se për vendimet e kompensimit, të përcaktuara me vlerë dhe ende të paekzekutuara, nga periudha e njohjes së të drejtës për kompensim deri në datën e publikimit, subjektet e shpronësuara do të përfitojnë indeksimin, sipas vlerës zyrtare të inflacionit dhe interesin bankar, sipas mesatares vjetore të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë në momentin e hyrjes së tij në fuqi, duke pretenduar se ky parashikim cenon parimin e sigurisë juridike.

Në lidhje me këtë pretendim, Gjykata vlerësoi se neni 6, pika 7, i ligjit nr. 133/2015 përmban dy koncepte, indeksimin sipas normës së inflacionit dhe llogaritjen e interesit bankar për vonesat në ekzekutimin e pagesës së kompensimit financiar.

Gjykata vlerëson se të dyja këto koncepte përmbushin detyrimin e shtetit për shpërblimin e drejtë. Gjykata e vlerësoi nenin e mësipërm bashkërisht me nenin 16, pika 6/1, të ligjit, i cili përcakton qartësisht se llogaritja e interesave bëhet deri në ditën e ekzekutimit të vendimit të kompensimit, pra deri në marrjen e shpërblimit.

2)            Kërkuesi ka kërkuar, gjithashtu, shfuqizimin si antikushtetues të pikës 1 të nenit 2 të ligjit nr. 77/2022, që ka ndryshuar pikën 2 të nenit 7 të ligjit nr. 133/2015 dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 77/2022, që ka shtuar edhe pikën 3 në nenin 7 të ligjit nr. 133/2015, duke pretenduar se bien ndesh me parimin e sigurisë juridike, të drejtën e pronës private dhe shpërblimin e drejtë të saj, si dhe parimin e barazisë përpara ligjit dhe të mosdiskriminimit.

Në lidhje me këto pretendime, Gjykata vëren, fillimisht, se ndryshimet e miratuara me ligjin nr. 77/2022 erdhën si rezultat i vendimmarrjes së kësaj Gjykate nr. 4, datë 15.02.2021 dhe vendimmarrjes së GJEDNJ-së në çështjen Beshiri dhe të tjerë kundër Shqipërisë të datës 17.03.2020, në vijim të të cilave ligjvënësi duhej të merrte masa për të rregulluar legjislacionin në fuqi për trajtimin e pronës me qëllim që të garantohej shpërblimi i drejtë i pronës në pragun minimal prej 10% të vlerës së saj, sipas zërit kadastral aktual, në rastet kur zëri kadastral i saj kishte pësuar ndryshime.

Në rastin konkret, Gjykata vlerësoi se ndryshimet e bëra nga ligjvënësi përmes dispozitave të kundërshtuara kanë marrë parasysh këto vendimmarrje dhe garantojnë shpërblimin e drejtë të pronës, sipas nenit 41 të Kushtetutës.

3)            Me të njëjtat argumente si më lart kërkuesi ka kërkuar edhe shfuqizimin si antikushtetues të nenit 2, pika 2, të ligjit nr. 77/2022, në pjesën që shton pikën 5 në nenin 7 të ligjit nr. 133/2015.

Në lidhje me këtë pretendim, Gjykata vlerësoi se ky parashikim ligjor jep garanci akoma më të larta, pasi garanton një shpërblim më të lartë sesa pragu minimal prej 10%, duke e ruajtur 10%-shin si standard minimal të kompensimit të përcaktuar nga GJEDNJ-ja, në çështjen Beshiri, etj. kundër Shqipërisë.

4)            Për sa i përket kërkimit në lidhje me shfuqizimin e pikës 2 të VKM-së nr. 313/2023, në pjesën që ka shtuar pikat 3/1, 3/2, shkronja “c”, kërkuesi ka pretenduar cenimin e parimit të sigurisë juridike, së drejtës për pronën private, së drejtës për shpërblim të drejtë, parimit të proporcionalitetit dhe parimit të barazisë përpara ligjit e mosdiskriminimit.

Gjykata konstatoi se pika 2 e VKM-së nr. 313/2023 ka pasqyruar me të njëjtën përmbajtje ndryshimet në formulën e përllogaritjes së kompensimit të parashikuar në ligj. Për sa kohë, kjo e fundit nuk u gjet në papajtueshmëri me Kushtetutën, Gjykata vlerësoi se edhe kjo dispozitë e VKM-së nuk bie ndesh me Kushtetutën.

5)            Për sa u përket pretendimeve në lidhje me pikën 8 të VKM-së nr. 313/2023, që ka shtuar pikën 16/7 në VKM-në nr. 223/2016, kërkuesi ka pretenduar se bie ndesh me parimin e hierarkisë së akteve.

Për sa u përket këtyre pretendimeve, sipas nenit 116 të Kushtetutës, Gjykata vlerësoi se parashikimi i nenit 8, pika 5, të ligjit nr. 133/2015 të ndryshuar me ligjin nr. 77/2022, përmes të cilit Këshilli i Ministrave është i autorizuar të përcaktojë rregullat dhe procedurat e shpërndarjes së kompensimit, radhën e përparësisë ndërmjet formave të kompensimit, si dhe rregullat për kompensimin nëpërmjet një ose disa formave bashkërisht, përmban delegimin e nevojshëm për rregullimin e parashikuar në pikën 8 të VKM-së nr. 313/2023 në lidhje me kompensimin përmes dy formave, atij financiar dhe fizik.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe  Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xha Barka: 14/02/2024 00:00

    Cdo llogari qe nuk mbyllet sot, do nxije jeten e femijeve tane. Ata qe sot gezohen me dicka qe bazohet ne padrejtesi, neser do jene humbesat me te medhenj. Historia ka treguar qe e verteta vonon por nuk harron.

    Përgjigju
  • Pronaret: 13/02/2024 19:04

    Katovica,dhe pike,pronat I moren kelysht e komunisteve, mjer pronaret e shkrete,ZOTI ESHTE I MADH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër