Gjykata mbylli çështjen, PS: Kallëzim të ri penal për CEZ-DIA, ka prova të reja! Kush ka ngjyer gjithë trupin në atë çështje, nuk shpëton dot

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se se PS po shikon mundësinë të bëjë një tjetër kallëzim për çështjen e CEZ-DIA. Sipas tij ka të dhëna që mund të përbëjnë prova të reja që Balla e cilësoi si një prej aferave më të mëdha më të rënda financiare në vendin tonë. 

"Do bëjmë kallëzim pebanal të ri për skandalin e CEZ-DIA, kanë dalë gjëra të reja. Askush nuk mund të mbesë i padënuar për krimet që ka bërë. Ne kemi vetëm një aleat në këtë mandatin tonë të tretë, që është populli i thjeshtë dhe i zakonshëm i këtij vendi, për të cilin kemi plot detyrime", tha Balla.

Balla u shpreh se kjo çështje por edhe ajo e privatizimit të Kompleksit Partizani janë regjistruar dhe pritet të merren në shqyrtim. Balla, duke iu referua Sali Berishës, tha se një person “non grata”, nuk duhet të ishte pjesë e Parlamentit shqiptar, duke qenë se SHBA-të janë aleati më i afërt me Shqipërinë.

“Kam marr përgjigje për dy çështje që kam kërkuar. Kam depozituar dy kërkesa, një Prokurorit të Përgjithshëm, për kallëzimin penal të vjeshtës 2020 në ngarkim të disa shtetasve ndër ta edhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Për këtë kam marrë përgjigje, kur jam informuar nga zoti Kraja, se për këtë çështje është regjistruar procedim penal dhe që unë që kam bërë kallëzimin më thërrasin për të thënë gjithçka di dhe ndërkohë kam marrë informacion dhe jam informuar se ka pasur kallëzim tjetër nga një qytetar për sa i përket aferës së CEZ e cila mbetet një prej aferave më të rënda në financat e vet që është dashur të hetohet. Çështjet janë bashkuar dhe mbi këtë çështje prokuroria, ka kërkuar pushim të çështjes. Çështja më pas ka ndjekur disa faza gjyqësore. Për mua personalisht e kam drejtuar atë komision dhe ka qenë e qartë çështja për çfarë bëhet fjalë. Nëse në përfundim të kësaj do të ketë tentime për ta mbyllur. Kush ka ngjyer gjithë trupin në atë çështje, nuk shpëton dot. Është në dinjitetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe ky është pozicioni personal. SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm në rrugën tonë të anëtarësimit në BE dhe një aleat që punojmë çdo ditë për të cuar përpara procesin dhe plot reforma të rëndësishme. SHBA-të kanë shpallur zyrtarisht Berishën non grata, për shkak të minimit të demokracisë dhe sabotimin e drejtësisë në këtë vend. Në këtë këndvështrim këto tre arsyetime që kanë bindur SHBA-në për ta shpallur non grata, për mua dhe çdo qytetar e bën Berishën non grata edhe për në Kuvendin", tha Balla.

 

ReportTv mëson se bëhet fjalë për prova të reja të cila sipas Ballës faktojnë aferën korruptive të ish-qeverisë Berisha me marrëveshjet në dëm të buxhetit të shtetit teksa CEZ-DIA do të mblidhnin borxhet e pashlyera të qytetarëve për energjinë elektrike.

Skandali i CEZ/DIA

Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive. Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Në fund të vitit 2015, Ministria e Energjisë dhe Industrisë që drejtohej nga Damian Gjiknuri, kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme ish ministrat (Ridvan Bode, ish-ministër i Financave, Florion Mima, ish-ministër i Ekonomisë, Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë etj) dhe ish drejtorët e Berishës për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe shkelje, duke favorizuar CEZ me çmimin e energjisë elektrike, faljen e detyrimeve dhe njohjen e borxhit të keq.

Por Prokuroria e Përgjithshme e drejtuar në atë kohë nga Adriatik Llalla, i emërruar nga Berisha dhe Meta, sot i shpallur non grata nga SHBA dhe i dënuar në mungesë me 2 vite burg për fshehje të pasurisë, e mbylli dosjen me arsyetimin se procedura e privatizimit të OSSH nga qeveria Berisha ishte në përputhje me ligjin.

Pavarësisht ankimimit nga socialistët, Gjykata e lartë konfirmoi mbylljen e dosjes nga një trupë gjykuese që sot vetëm njëri prej tyre nuk u dogj në vetting. 

Më tej, Kuvendi i Shqipërisë dhe juristi i CEZ Romeo Kara referuan edhe dy dosje të tjera në Prokurori, me prova të reja, ndërsa si të kallëzuar u shtuan Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe sekseri kryesor Nuel Kalaj. Të dyja dosjet u mbyllën!

Në 2016-ën socialistët ngritën një komision hetimor përmes të cilit i kërkuan prokirorisë të hetojë Berishën dhe djalin e tij si persona përgjegjës për privatizimin abuziv të OSSH, por gjithçka kaloi në heshtje nga drejtësia e kohës.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash. 2 javë më parë SPAK i ka kthyer përgjigje Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës i cili më 18 shkurt i dërgoi një letër ku kërkonte informacione se çfarë është bërë me hetimet pas padisë së tij në vitin 2020 për privatizimin e kompleksit Partizani nga Familja Berisha. Në përgjigjen e SPAK thuhet se çështja është nën hetim. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon 'pastrim të produkteve të veprës penale', pra pastrim parash. 

Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Një pronë  me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2  duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milionë euro kjo është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë. Në letrën për SPAK Balla ka kërkoi informacion se çfarë është bërë me këtë hetim.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hamdiu: 23/03/2022 17:49

    Asnje prokurori dhe gjykat nuk ja mbane te cenoje Sali dhe Shkelzen Berishen me ushteret mbrapa tyre,,,,prandaj nuk behet kurre ky shtet.

    Përgjigju
  • vlora: 23/03/2022 14:58

    Piksepari nje shtet serioz i kopsit gjerat ben gati dosjen dhe e con ne prokurori dhe nuk kujtohet per prova te reja mbasi ka cuar dosjen Se dyti reforma ne drejtesi doni apo nuk doni hoqi vetem ca hajdut e te koruptuar dhe la ca hajdute e te koruptuar te tjere.Keta te SPAK jane llalla nr 2 po me roga disa fish me te larta

    Përgjigju
  • Babatomori: 23/03/2022 12:50

    Ilir meta (metaj) sali berisha 2 ma te korruptuarit e ballkanit

    Përgjigju
  • redu: 23/03/2022 12:31

    Balls ne rast se prokurore te papergjegjshem kane mbyll ceshtjen e CEZit ka te drejte te bej rekurs ne organin me te larte qe eshte gjykata e larte Prokurori qe mbylli ceshtjen te ndalohet nga KKP ne kryerjen e detyresg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?