ZVICËR- Agron Tufa, ka reaguar ashpër një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen penale ndaj deputetit socialist, Spartak Braho.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Tufa paralajmëron se së shpejti do të depozitojë një sërë padish të reja edhe më të renda, në shkallë të gjerë.
“Le të ngazëllejë për pak gazeta “Transheja e kuqe”, organ i ish-Sigurimit, veglave të tij dhe qenefeve komuniste-enveriste për pushimin e padisë ndaj Braho & co, me shkak procedurat. Së shpejti do të ketë depozitim për një sërë padish të reja edhe më të rënda, në shkallë të gjerë. Mos t’i rrejë mendja për tërheqje! Jam qytetar dhe do të respektoj ligjet, derisa të bëhet funksional shteti ligjor. Nuk do të mund të më fshihen dot në të drejtën time të ligjshme para drejtësisë!”, shkruan Tufa.
Postimi i plotë i Agron Tufës
Agron Tufa, pak javë më parë ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit (ISKPK) dhe ka kërkuar azil në Zvicër së bashku me familjen e tij. Në letrën e dorëheqjes, Tufa sqaroi se është kërcënuar me jetë ai dhe fëmijët, madje di dhe kush janë autorët.
Ky morrashi do ti mbushi mwndjen zvicerianeve qe ti japin azil. Per ket sdo tja fije njeri fare ne shqiperi. Dava morracaku.
PërgjigjuNjerezve edhe nga 500 mije tu japesh do te thone:-mire,por 1 milion jane akoma me mire
Përgjigju