Gjykata e BE ka vendosur që Google duhet të ndryshojë disa nga të dhënat në rezultatet e kërkimit për njerëzit e zakonshëm si një provë e të ashtuquajturës “e drejta për t’u harruar”
 
Gjykata e Drejtësisë në BE u shpreh se linqet e parëndësishme dhe të vjetra duhet të fshihen menjëherë pas kërkesës.
 
 
Çështja ishte sjellë në Gjykatë nga një qytetar spanjoll, i cili është ankuar që një njoftim ankandi për shtëpinë e tij ka dalë në rezultatet e kërkimit të Google duke shkelur privatësinë e tij.
 
Google ka reaguar duke thënë se detyrimi për të fshirë të dhënat çon drejt censurës. Në një deklaratë për mediat, një zëdhënës i Google u shpreh se: “Ky është një vendim zhgënjyes për rrjetet e kërkimit dhe internetin në përgjithësi”-duke shtuar se “na nevojitet kohë për të analizuar këtë implikim.”
 
Sipas Google, ajo nuk kontrollon të dhënat, por vetëm ofron linqe informimi falas që vihen në dispozicion në internet.  
 
“E drejta për t’u harruar” mund të kërkojë nga motorët e kërkimit që të bëjnë modifikime që të bëhen të përputhshme sipas direktivave të Europiane për mbrojtjen e të dhënave.
 
Komisioni Europian në vitin 2012 publikoi projektin  “E drejta për t’u harruar”, i cili do të lejonte njerëzit që të kërkonin fshirjen e të dhënave të tyre.
Sipas vendimit të gjykatës motorët e kërkimi të duhet t’i binden, derisa të kenë argumente ligjore për të vepruar ndryshe.
Ministri i Drejtësisë në Britani vlerëson se ajo që pretendon ligji "ngre pritshmëri jo reale dhe të padrejta"
 
Në gjykimin e vet Gjykata në Luksemburg thotë se njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë që informacioni rreth tyre të fshihet nëse vlerësohet se është i papërshtatshëm ose që nuk ka më vlerë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)