Gjykata Tiranë dënon mjekun italian
që kuronte kancerin me sodë buke

Gjykata Tiranë dënon mjekun italian<br />që kuronte kancerin me sodë buke
TIRANË - Pas 29 seancash Gjykata e Tiranës dënon me 1 vit e 6 muaj burg dhe 4 vite heqje të së drejtës për të ushtruar profesionin e mjekut për Tullio Simonçinin nën akuzë për mjekim të pakujdesshëm të pacientit italian Luca Olivoto i cili gjeti vdekjen 2 vite më parë në një klinikë në Tiranë teksa vuante nga kanceri dhe u mjekua me sodë buke.

Dënimi është dhënë këtë të hënë nga gjykatësi Albert Meçe, ndërsa vetë Simoncini nuk ka qenë në seancë pasi ai nuk është arrestuar asnjëherë. Nën akuzë së bashku me Simoncinin ishte dhe kolegu i tij Roberto Gandini, për të cilin gjykata vendosi pafajësi.
 
Për mjekët nën akuzë prokurori Ervin Karanxha kërkoi 8 vite burg, përkatësisht 5 për Tullio Simoncinin dhe 3 për Roberto Gandinin.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës