Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë " Arrest shtëpie", ndaj deputetit Mark Frroku.
Gjatë seancës gjyqësore, që nisi rreth orës 13:15 minuta deputeti Mark Frroku u njoh me akuzat ndaj tij, teksa i kërkoi trupës gjyqësore lehtësimin e masës së sigurisë, pasi dyshimet ndaj tij janë për veprën penale të mashtrimit, ç'ka nuk përbën rrezik të lartë për shoqërinë.
Gjithashtu përmes avokatëve të tij, Frroku garantoi trupën gjyqësore të përbërë nga Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea, Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Admir Thanza, se nuk do të largohet në rast të lirimti me kusht apo ndonjë masë tjetër sigurie.
Sakaq, pritet të jepet masa e sigurisë edhe për eeputetin tjetër, Tom Doshi, ndaj të cilit rëndon akuza e kallëzimit të rremë. Trupa gjyqësore momentalisht po dëgjon argumentat e palëve/vijon/. /atsh/
/Shqiptarja.com