Gjykatat vonojnë seancat, çiftet
ndahen tek noteri

Gjykatat vonojnë seancat, çiftet<br />ndahen tek noteri
TIRANE - Zgjidhjet e martesës në dyert e gjykatave janë bërë prej kohësh për bashkëshortët një barrë e madhe kohore, veç barrës emocionale që mbartin. Një çift që vendos të bëj divorc në Gjykatën e Tiranës, i duhet të marrë parsysh më parë koston financiare dhe kohore që duhet të paguajë për ndjekjen e të gjithë seancave gjyqësore, që në rastin më të mire zgjasin 6 muaj.

Duke pare tejzgjatjen e këtyre proceseve gjyqësore , kohët e fundit duke shfrytëzuar edhe përfshirjen në Kodin e Familjes, çiftet kanë filluar të praktikojnë divorcet me pëlqim reciprok. Sipas të dhënave të marra nga Gjykata e Tiranës dhe zyrat noteriale në kryeqytet, janë të shumta çiftet që i drejtohen gjykatës me një projekt marrëveshje me dakortësinë e palëve, në të cilën zgjidhet marrëveshja e firmosur në zyrat noteriale. Në marrëveshjen e nënshkruar nga bashkëshortët në zyrat noteriale, bihet dakort për çështjet e kujdesit prindëror, ndarjes së pasurisë dhe përgjegjësitë në prindërim, nëse nga martesa çifti ka pasur fëmijë.

Pas aktit të marrëveshjes reciproke për divorc, akti paraqitet në institucionin e gjykatës, e cila bën edhe aprovimin e marrëveshjes së nënshkruar mes bashkëshortëve. Kjo praktikë sipas punonjësve të zyrave noteriale, është shumë efikase dhe ndiqet nga shumë prej çifteve, që proçesin e divorcit duan ta kryejnë në një kohë më të shkurtër dhe nuk kanë konflikte me njëri-tjetrin. Por ashtu siç konfirmojnë për “Shqiptarja.com” edhe vetë noterët, marrëveshje të tilla ndodhin mes çifteve të bashkëshorteve që kanë pak vite që janë lidhur në martesë dhe që nuk kanë shumë detyrime ndaj njëri-tjetrit.
 
ZGJIDHJA E MARTESËS TE NOTERI
 
E.H dhe A.H janë një prej çifteve që zgjidhjen e martesës kanë vendosur që ta bëjnë në marrëveshje me njëri-tjetrin. Duke ditur shpenzimet dhe kohën që kërkon një ndarje në gjykatë, dy bashkëshortët në bashkëpunim dhe dakortësi mes tyre, kanë rënë dakort për detyrimet që gjithësecili do të mbajë nga martesa mes tyre. Sipas E.H martesa me bashkëshorten e tij A.H, ishe një gjë e gabuar dhe e nxituar, prandaj edhe të dy të bindur për dështimin e kësaj martese, kanë vendosur që t’i japin fund, duke hartuar edhe një marrëveshje që kanë vendosur ta firmosin në praninë e përfaqsuesit ligjor në një zyrë noteriale. Çifti kishte vetëm dy vite martesë, nuk kishin një fëmijë dhe të mirat materiale që kishin krijuar gjatë kësaj kohe nuk kishin qenë të shumta. Sipas tyre, divorci reciprok që bëhet në zyrat noteriale dhe më pas paraqitja e
atij vendimi në gjykatë, është një zgjidhje shumë e mirë dhe me më pak kosto.
 
TË DIVORCOHESH NË GJYKATË
 
Kryerja e zgjidhjeve martesore përmes procesit gjyqësor kalon në disa faza dhe sigurisht që kërkon një afat më të gjatë kohor. Çështjet civile që paraqiten në gjykatë, shqyrtohen dhe kalojnë përmes disa seancave. Pjesë e proçeseve të zgjidhjeve martesore fillimisht janë seancat e ndërmjetësimit, ku punonjës socialë bëjnë këshillimin dhe ndërmjetësimin mes bashkëshorteve për të rregulluar marrëdhëniet e tyre. Nëse këto seanca dështojnë, vazhdon proçesi gjyqësor që nuk përfshin vetëm zgjidhjen martesore mes bashkëshortëve, por edhe përgjegjësitë prindërore nëse çifti ka fëmijë dhe ndarjen e pasurisë së përbashkët që kanë realizuar gjatë martesës.


Shkrimi u publikua sot (1.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm