Gjetjet e sondazhit që paraqiti pak ditë më parë Fondacioni Shoqëria e Hapur SOROS, kanë rënë në tapetin e politikës shqiptare si patatja përvëluese që s’ka hatër me askënd. Autorësinë e gjetjeve në fjalë e ka programi “Sondazhi Social Europian”, certifikimin e tyre do të bëjë në vjeshtë Ekipi Qendror Shkencor, shpalljen e ka bërë ndërkaq zyra e Fondacioni Soros në Tiranë si pjesë e gjithë këtij sistemi.
Në pamje të parë kjo “shpërndarje rolesh” dhe paranteza se gjetjet janë paraprake, jo përfundimtare lë përshtypjen e ndrojtjes për vertetësinë e gjetjeve. Në fakt e gjithë kjo është vetëm procedurë. Instancat e sondazhit kanë një kupolë dhe kupola është “Soros”.
Nga ky këndshikim, meqenëse gjetjet do të bëhen të vlefshme zyrtarisht në vjeshtë, “Soros” ka vënë një bast të madh serioziteti ose jo me shoqërinë shqiptare. Sëpaku për pjesën e preferencave politike-partiake të shqiptarëve në këtë periudhë. Kjo për faktin se në qershor kemi zgjedhje. Pra në vend të sondazhit me njëmijë e dyqind e tetë të intervistuar, publiku do të ketë në dorë rrezultatin real të zgjedhjeve.
Nuk ka dyshim se duke patur parasysh këtë rrethanë “Soros” ka treguar guxim në publikimin tani të gjetjeve që flasim për mbështetjen e partive nga publiku- pjesa më delikate dhe më e prekshme e sondazhit. Të dhënat në këtë pikë nuk përputhen gjëkundi me pritshmëritë dhe dëshirat e partive nga njëri cep i spektrit në tjetrin.
Nuk përputhen as me sondazhet spontane, amatoreske apo gjysmëamatoreske që janë bërë rëndom kohët e fundit nga individë të apasionuar apo edhe agjenci pa markë. Këto të dhëna janë tërmeti i vërtetë dhe kambana e alarmit e këtyre ditëve. Shtabet e partive serioze po japin përshtypjen se duan ta kalojnë në heshtje, duke nxjerrë ndoshta ndonjë mësim, pa dalë në publik.
Në të vërtetë, edhe mua që gjëmoj prej kohësh në faqet e kësaj gazete se misteri i zgjedhjeve ekziston pikërisht se populli e gjykon politikën, më janë dukur befasuese shifrat se gati gjysma e zgjedhësve nuk mbështet ende asnjë parti, se PD dhe PS mbështeten të dyja së bashku nga jo me shumë se 40 përqind e zgjedhësve, e tjerë. Kam gjetur edhe unë kundërthënie në sondazh. E megjithatë ka plot arsye për ta marrë me seriozitet dhe për të përftuar anën racionale të gjetjeve.
Një arsye me peshë është kjo: Porsa që është një program evropian dhe është fondacioni “Soros” në mes, ky sondazh është mbështetur me financimin e nevojshëm, që i ka lejuar operatorët të shkojnë në dymbëdhjetë qarqet e vendit dhe të intervistojnë konform metodës njëmijë e dyqind e tetë persona, një numër i mjaftueshëm për të nxjerrë një test politik dhe shoqëror me një marzh të pranueshëm gabimi edhe në një vend me popullsi më të madhe se Shqipëria. Paratw pra, nuk do të këtë munguar dhe kjo mua më duket me rëndësi të madhe.
Një tregues i rëndësishëm i seriozitetit të sondazhit janë të dhënat e përputhshme me çfarë shohim me sytë e ballit apo me sytë e mendjes, pra me arsye. Të tilla janë përshembull të dhënat që tregojnë se PBDNJ dhe PDIU kanë firot më të vogla të votuesve nga viti 2009 e këndej dhe kjo është logjike pasi në thelb janë parti komunitetesh.
Deri edhe të dhënat që flasim për mungesën e zgjedhjeve të lira e të ndershme si problem madhor apo për kontrastin e madh midis besimtarëve (mbi gjashtëdhjetë përqind) dhe praktikantëve (rreth dymbëdhjetë përqind) tregojnë se sondazhi qëllon në shenjë.
Por nëse qëllon në shenjë në lidhje me të vërtetat që i dimë, përse të mos jetë afër se vërtetës edhe për të dhënat e pakapshme në mënyrë empirike, që ndoshta i kemi menduar pak ndryshe. Përse të mos jetë afër se vërtetës e dhëna se rreth gjysma e qytetarëve sot nuk ndihen afër me asnjë parti dhe për rrjedhim nuk e kanë vendosur për kë të votojnë? Përse të mos jenë afër së vërtetës të dhënat që flasin për braktisjen e partive kryesore nga një pjesë e rëndësishme e zgjedhësve që i kanë votuar në vitin 2009?
Në kundërshtim me një koncept në qarkullim sikur elektorati i PD-së nuk ndryshon as në ditët me të këqija, ky elektorat ka rrjedhje të dukshme këtë legjislaturë (37 përqind , thotë sondazhi) për shkak të krizës dhe hendekut midis premtimeve elektorale në një anë dhe realizimeve në anën tjetër. Shqetësuese dhe për t’u analizuar është e dhëna që flet për erozionin e elektoratit socialist (rreth 30 përqind, sipas sondazhit).
Por partia që ka humbur më shumë votues në krahasim me vitin 2009 është LSI, rreth gjashtëdhjetë përqind, thotë sondazhi. Prandaj kuotohet tashmë si parti shumë e vogël. Pse ndodh kjo? E kemi shënuar disa herë: votuesit nuk janë dollapë apo lodra të telekomanduara. Të gjithë ata që në 2009 votuan për opsionin e majtizmit të ashpër apo që pretenduan nga LSI-ja në qeveri qëndrime më parimore, nuk e kanë ndjekur.
Sot, përballë gjetjeve të hidhura të sondazhit po dëgjojmë thirrje të dëshpëruara të tipit “nëqoftese faktet janë kundër meje, aq me keq për faktet”!? Nuk ka dyshim se fushata do t’i ridimensionojë disa nga të dhënat e publikuara. Nuk besoj, përshembull, se të gjithë ata që sot nuk ndjehen afër me asnjë parti nuk do të votojnë asnjë parti. Por është momenti të shohim në sy përfundime dhe mësime logjike që rrjedhin nga ky sondazh.
Përfundimi i parë nga radha, pesha dhe rëndësia është ky: Ekziston gjykimi dhe distancimi i publikut nga politikat e këqija. Llogaritë me shifrat e zgjedhjeve të kaluara dhe aritmetika elektorale që mbështetet në mbledhje e zbritje numrash statikë, kur këto numra statikë nuk janë, nuk të çojnë gjëkundi. Aritmetika ka vlerën e saj, por nuk është ajo magjia e zgjedhjeve. Është fryma, programi, saktësia, serioziteti, besueshmëria, që shfaqet në një mori elementesh.
PS dhe opozita kanë mundësi të kolaudojnë më mirë natyrën e fushatës dhe termat e saj, duke konsideruar disa të dhëna interesante të sondazhit në lidhje me përparësitë dhe shqetësimet e publikut, që jo kurdoherë përkojnë me retorikat e ditës apo me “fiksime” politike.
Të dhënat tregojnë qartë rëndësinë që marrin detajet në një fushatë që përgatitet të startojë mes paqartësive në lidhje me spostimet elektorale të zgjedhësve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.03.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com