Gjykoi dosjen e '21 janarit', Tom Ndreca del sot para Vetingut, i është rritur katër herë pasuria

Gjykoi dosjen e '21 janarit', Tom Ndreca del sot para Vetingut, i është rritur katër herë pasuria

Gjyqtari Tom Ndreca

Anëtari i Gjykatës së Lartë, gjykatësi Tom Ndreca do të përballet ditën e sotme me sitën e Vettingut. Ndreca rezulton se është bërë anëtar i Gjykatës së Lartë me propozim të presidentit Nishani dhe ka gjykuar dosjen e “21 janarit”.

Në deklaratën e pasurisë, Ndreca në vitin 2003 ka deklaruar një pasuri familjare me vlerë 5.7 milionë lekë, dy apartamente banimi dhe një automjet. Ndërsa në fund të vitit 2017, Ndreca deklaron pasuri familjare prej 15.4 milionë lekësh, 300 mijë lekë kursime në cash, automjet me vlerë 200 mijë lekë dhe 4 apartamente. Me një bilanc të thjeshtë pasuria e gjyqtarit rezulton e rritur me 4 herë duke kapur vlerën e rreth 22.8 milionë lekëve.

Ndreca është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë në vitin 1980 dhe për një periudhë 4-vjeçare, ka punuar si prokuror gjyqësor dhe prokuror rrethi në Mirditë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja