Vettingu shkarkon Besim Shabanin, zv drejtorin për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore.

Gjatë senacës dëgjimore Shabanit i janë konstatuar probleme me pasurinë. Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit kërkoi një dokument qe Shabani të justifikoje pasurinë prej 20 mijë dollarë që sipas tij ia ka sjellë nga vëllai nga Amerika. Këtë shumë ai e ka përdorur në blerjen e shtëpisë.

Sipas KJV ai nuk ka arritur që të provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait, nga ana tjetër nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare. Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat si ka treguar. 

Ndërkaq KJV e ka nxjerrë të pastër në figurë dhe nga ana profesionale Shabanin, Lidhur problemet me pasurinë Shabani është justifikuar duke thënë se nuk kishte qëllim që ti fshihte të dhënat por nuk ka pasur dijeni si plotësohet formulari. 

1603438855_1603438776BESIMSHABANI.jpg

Besim Shabani