Gjyqi i Fatmir Mediut, SPAK kërkon dëshmitar Kol Dedgjonin! Ish zyrtari i ministrisë së Mbrojtjes ishte kundër çmontimit të armëve në Gërdec! S'firmosi për fabrikën e demontimit

Gjyqi i Fatmir Mediut, SPAK kërkon dëshmitar Kol Dedgjonin! Ish zyrtari i ministrisë së Mbrojtjes ishte kundër çmontimit të armëve në Gërdec! S'firmosi për fabrikën e demontimit

Një nga personat që SPAK kërkon të pyesë në gjyqin e Gërdecit, është Kol Dedgjoni, ish-anëtar i komisionit të ngritur nga ministria e Mbrojtjes për çështjen e demontimit.

I pyetur edhe në procesin e pare ndaj 29 të pandehurve të Gërdecit, ai është shprehur para gjykatës në datën 22 prill 2011, se kishte qenë kundër demontimit në ish-repartin e tankeve në Gërdec që u kthye në fabrikë demontimi.

Dedgjoni ka sqaruar se demontimi mund të bëhej në uzinat e ushtrisë në Gramsh ose Poliçan ku ishin mjetet dhe kushtet e sigurisë për të punuar me municionet.

"Në vitin 2007 kam punuar në Ministrinë e Brendshme në pozicionin e shefit të sektorit të programimit në Drejtorinë e Menaxhimit të burimeve të mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm.

Në bazën e urdhrit 81 të Ministrisë së Mbrojtjes, isha anëtar i grupit të vlerësimit të kostos së demontimit për katër lloje municionesh. Detyra e komisionit ishte vlerësimi i dokumentacionit të ardhur nga uzinat e demontimit të municioneve. 

Bëhej fjalë për uzinat e Poliçanit, Gramshit dhe Mjekësit. Uzinat e mësipërme dërguan ofertat e tyre, pasi mendohej që demontimi të bëhej tek to. Përgjigje për mundësi bërjeje të demontimit ka dhënë vetëm Poliçani, i cili paraqiti vlerësimin e kostos për të katër llojet e municioneve.

Ndërsa dy uzinat e tjera thanë që nuk kishin mundësi të bënin demontimin. Mbi bazën e vlerësimit të uzinës Poliçan, janë dhënë edhe kostot. Mbi bazën e shpenzimeve të demontimit dhe produkteve që dilnin prej tij, tunxhi, bakri etj, duke i vlerësuar këto, kostoja dilte jo-negative. Demontimi dilte me fitim. Ne, si komision, dolëm në konkluzionin që demontimi të bëhet në uzinë. Komisioni konkludoi se demontimi në Poliçan është me fitim"

Për këto kundërshtime ai ka shtuar se nuk ka pranuar të firmosë projekt-vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes të vitit 2007 për fabrikën e demontimit në Gërdec.

Nuk di nëse grupi i punës ka bërë konkluzione me shkrim, por unë nuk kam firmosur, nuk kam qenë prezent në bërjen e konkluzioneve. Në shkurt të vitit 2007 kam qenë anëtar i komisionit të përcaktimit të çmimeve të municioneve për demontim. Unë e kam kundërshtuar vendimin 30 datë 09.02.2007 për miratimin e çmimit të shitjes për demontim, pasi nuk kam qenë dakord. Duke marrë shkas që demontimi në Poliçan dilte me fitim, çmimi i shites të ishte i njëjtë me ato të Poliçanit. Vlerësimi i çmimeve në të dy rastet nuk ishte i njëjtë. Çmimi i komisionit ishte me i ulët nga oferta që vinte nga Poliçani. Nuk kemi diskutuar për ndonjë ofertë, për ndonjë kompani të veçantë.

Dëshmitari ka shpjeguar edhe “propozimin” e mbërritur nga kompania amerikane për demontimin në Gërdec. 

Ka qenë një letër nga një kompani e huaj, që është diskutuar në komisionin e çmimit të shitjes së municioneve. Them letër, sepse ajo nuk ishte shkresë zyrtare, nuk kishte kokë dhe as vula. Mesa kujtoj, nga komisioni është vendosur që çmimet do të ishin ato të pasqyruara në atë letër. Unë nuk isha dakord pasi kishim diskutuar për ofertën e Poliçanit. Sasia e fishekëve të kërkuar në atë letër ishte më e madhe se sasia e fishekëve që ne kishim për demontim. Këto i kam dëgjuar në komision, pasi unë nuk kisha inventarët e depove të municioneve. I pandehuri Ylli Pinari nuk ka ndërhyrë ndonjëherë në lidhje me përcaktimin e çmimeve. Ai vetëm bënte kërkesën e çmimit, ne vendosnim.

Emri i dëshmitarit Dedgjoni renditet me numrin 40 në listën prej 71 dëshmitarësh që SPAK kërkoi ditën e djeshme të pyeten në Gjykatën e Posaçme në procesin që po rinis ndaj Fatmir Mediut, ku është thirrur si dëshmitar për të dhënë shpjegime para trupit gjykues, edhe Shkelzen Berisha.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Itali-Shqipëri/ Goli i Bajramit, ‘çmenden’ tifozët kuqezi në Korçë

Itali-Shqipëri/ Goli i Bajramit, ‘çmenden’ tifozët kuqezi në Korçë