Gjyqi i Shullazit nis me shtyrje
avokatët: Përjashtoni gjyqtarin
Emiljano Shullazi në gjyq/FOTO +VIDEO

Gjyqi i Shullazit nis me shtyrje<br />avokatët: Përjashtoni gjyqtarin<br />Emiljano Shullazi në gjyq/FOTO +VIDEO
TIRANE-Pas shumë mungesash në seancat kundrejt tij, Emiljano Shullazi më në fund shfaqet në sallën e gjyqit bashkë me 4 shokën ndaj të cilëve rëndojnë 7 vepra penale. Por pavarësisht prezencës së të pandehurve, gjykimi u shty për më 23 Maj pas tre kërkesave të avokatëve mbrojtës ndaj trupit gjykues.

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë një seancë të vetme ku të lexohet kërkesa për gjykim ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Kjo pasi tre kërkesat e avokatëve për përjashtim gjyqtari, shpallje të pavlefshme të dëshmisë Ylvi Beqajt dhe lejimin e medias në sallën e gjyqit janë bërë shkak që trupa gjykuese të tërhiqet për vendim të cilin do ta shpallë publike më 23 maj 2017.

Kështu seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe miqve të tij u shty dy herë brenda ditës së sotme.

Sot paradite ishte parashikuar seanca gjyqesore për Emiljano Shullazin, dhe ata që akuzohen si bashkëpunëtore të tij, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqja dhe Blerim Shullazi.

Seanca ishte caktuar në orën 11:00, por u shty për në orën 15:00 për shkak se nuk plotësohej trupi gjykues sepse mungonte gjyqtarja Irena Gjoka.

Por edhe pas pasdite seanca nuk pati zhvillime.

Report Tv ka mësuar se është kërkuar përjashtimi i anëtarit të trupit gjykues Bib Ndreca pasi më parë ka gjykuar një nga kërkesat e të pandehurve për revokim vendimi.

Ndërsa avokati i Blerim Shullazit kërkoi që të njihet me aktet që ndodhen në fashikullin gjyqësor. Kurse avokati Valdimir Meçe sqaroi se në emër të pandehurve ai ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të dëshmisë së Ylvi Beqajt, një gjykim të drejtpërdrejtë ku e pranishme të jetë dhe media.

5 të pandehurit ishin të pranishëm në seancën gjyqësore, ndërsa seanca pas kërkesës së avokatit Vladimir Meçe u la të zhvillohej me dyer të hapura.

Ata akuzohen për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë ndaj disa biznesmenëve në Tiranë dhe në Durrës, si dhe për kanosje në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Vetë të pandehurit e kanë mohuar akuzën ndërsa pritet që më 23 Maj gjykata të vendosë nëse do të pranojë apo jo kërkesat e tyre për gjykim të drejtëpërdrejtë, përjashtim gjyqtari dhe lejimin e mediave gjatë gjykimit.

Emilano Shullazi me ne fund shfaqet ne gjyq
I qetë, me sytë nga trupi gjykues, Emiljano Shullazi i rrethuar nga 4 shokët e tij qëndron në pritje të zhvillimeve të gjyqit. Para pak kohesh ai kreu dhe nje operacion ne nje spital privat duke e nxjerre me pas si pretekst per te mos marre pjese ne seancat gjyqesore kundra tij.

[gallery]22199[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Arrestohet autori i ekzekutimit me plumb në kokë të biznesmenit të ndërtimit! Motivi? Konflikte pronësie

Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Arrestohet autori i ekzekutimit me plumb në kokë të biznesmenit të ndërtimit! Motivi? Konflikte pronësie